🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 86.56 ▲2.57%
ARI 4,543 ▼0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,386 ▲ +12.42% ETH $2,294 ▲ +19.57% XRP $1.1568 ▲ +15.29% SOL $87.6800 ▲ +13.49%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.56 ▲2.57 % ARI 4,543 ▼0.05 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.56 ▲2.57 % ARI 4,543 ▼0.05 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Bota

NATO do të frikësojë Rusinë

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s po shtojnë armatimet dhe trupat për lindjen. Ato synojnë t’i sinjalizojnë Rusisë: deri këtu dhe jo më tej. NATO është duke zgjeruar më tej praninë e saj ushtarake në krahun lindor, sidomos në vendet baltike dhe Poloni. Ministrat e Mbrojtjes të Aleancës po reagojnë me këtë ndaj kërcënimit që vjen sipas mendimit të tyre prej Rusisë, pas aneksimit të Krimesë dhe manovrave të vazhdueshme të mëdha në kufirin ukrainas. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha në takimin e ministrave në Bruksel se është fjala për “zgjerimin më të madh të mbrojtjes kolektive që prej Luftës së Ftohtë.”

Jens Stoltenberg
Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë Juozas Olekas nuk e konsideron si të mundshëm një pushtim rus në vendet baltike, por thotë gjithashtu se “ne nuk mund ta përjashtojmë këtë.” Ushtria ruse është në në gjendje të zhvillojë në kufijtë e saj manovra masive ushtarake dhe të kalojë prej tyre brenda disa orësh në një mision të vërtetë luftarak. Për më tepër ministri lituanez i Mbrojtjes Olekas vëren me shqetësim se Rusia po armatos masivisht enksklavën ruse të Kaliningradit që kufizohet me Lituaninë dhe me Poloninë.

Më tepër prani në zonat periferike

Sidomos vendet e vogla baltike kërkojnë nga NATO-ja një prani të dukshme ushtarake në vendet e tyre. Tani aleanca do të paraqesë deri në fillim të korrikut një plan zyrtar për samitin e Varshavës.

Duket se në vendet baltike dhe Poloni do të dislokohen katër batalione shumëkombëshe të NATO-s. Çdo batalion do të ketë 800 deri në 1000 ushtarë, tha ambasadori amerikan në NATO Douglas Lute. Gjermania, SHBA-ja dhe Britania do të drejtojnë nga një batalion. “Gjermania është e gatshme për të marrë përgjegjësi,” tha ministrja federale e Mbrojtjes Ursula von der Leyen. Po ashtu NATO do të forcojë edhe praninë në Detin e Zi, sidomos në Rumani. “Për juglindjen do të ketë oferta sipas nevojës,” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg. Ai mendon kryesisht për shtimin e stërvitjeve të një brigade shumëkombëshe, por ende jo ende për stacionimin e trupave si në vendet baltike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.