🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $80,972 ▼ -0.41% ETH $2,381 ▼ -0.06% XRP $1.2924 ▼ -1.07% SOL $102.6300 ▼ -0.74%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
24 Tet 2026
Breaking
Bota

NATO e përçarë, jo më ashpërsi ndaj Moskës

Megjithëse vendet anëtare të NATO-s në samitin e Aleancës në Varshavë kanë deklaruar se është e nevojshme të çohet një mesazh i fuqishëm drejt Moskës në lidhje me qëndrimin e saj ndaj vendeve të Europës lindore, kryeministri grek Aleksis Tsipras ka thyer këtë vijë të përbashkët duke kërkuar në fjalimin e tij bashkëpunim me Vladimir Putin.
Lajmin e publikon në një artikull të orëve të fundit prestigjiozia britanike “Financial Times”, e cila thekson se Tsipras, në kontrast me të tjerët, ka thënë se ishte koha për t’i dhënë fund konfrontimit me Rusinë.
Por, sipas të njëjtit artikull, pozicionimi i tij ka marrë një shuplakë nga presidenti amerikan Barack Obama. Sipas shtypit grek, ndërkohë, ky qendrim i Tsipras është kritikuar në takimin prej mëse 30 minutash që ai ka pasur me presidentin amerikan.
Kur kryeministri grek ka deklaruar se, “duhet të mbarojë sa më shpejt lufta në Siri”, ai ka marrë përgjigjen e Obamës se, “për këtë duhet të na ndihmojë miku yt Putin”.
Në artikullin e “FT” përmendet gjithashtu fakti se mes dhjetëra thirrjeve publike për unitet që u bënë në Samitin e Varshavës, mbledhjen e parë të plotë të liderëve të NATO-s që prej vitit 2014, ka pasur shenja përçarjeje në lidhje me marrëdhëniet me Moskën.
Gazeta i referohet deklaratës së ministrit të Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier që akuzoi Aleancën si “luftënxitëse” me Rusinë për shkak të manovrave ushtarake në Poloni.
Gjithashtu, artikulli citon deklaratën e presidentit francez François Hollande, sipas të cilit Rusia duhet të trajtohet si një “partner” dhe jo si një kundërshtar, si dhe qëndrimeve të Greqisë, Italisë dhe Hungarisë që kërkojnë të rishikohen përsëri sanksionet tregtare të vendosura ndaj Moskës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.