☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,078 ▲ +0.86% ETH $2,273 ▲ +1.14% XRP $1.2533 ▲ +0.34% SOL $95.0800 ▼ -0.73%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Nazarko: Është momenti për pakt kombëtar për integrimin e vendit

Gazetari Mentor Nazarko deklaroi se protesta qytetare po ndodh në një moment kur Shqipëria po i afrohet Bashkimit Europian.

“Potenciali që ajo protestë të sjellë ndryshim, të sjellë zhvillim është real. Shoh me simpati faktin që, përtej atyre që duken aty apo që marrin hapësirë në televizione, ka grupe intelektualësh që komunikojnë, që përgatisin platforma. Kjo është pozitive. Këtë nuk e ndal dot me ndërmarrje si këto që po bën Rama. Mirëpo, çfarë qëllimi ka protesta? Protesta ka qëllim që të ndryshojë qeverisjen, të të ndryshojë udhëheqësin dhe kjo është duke ndodhur në momentin kur ne jemi duke iu afruar Bashkimit Europian. Edhe në 96-97 ishim afër BE-së, apo jo? Do hapte një korsi preferenciale pas Këshillit të Evropës, do na fusnin me zor për shkak se ish-Jugosllavia kishte konfliktet e veta dhe në NATO ne hymë pas Gërdecit, i cili ishte testi real që ne s’kishim as ushtri, as siguri, as kontroll civil mbi ushtrinë, por për arsye gjeopolitike e morëm”, tha Nazarko në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Tani, qeverisja është nën gjykimin popullor, por është edhe nën gjykimin perëndimor, të cilët megjithatë thonë “duam t’ju fusim juve në BE”. Pikëpyetja qëndron për këtë kurs ku do të na fusë protesta, do jetë një proces destabilizues dhe kush do vijë? Mos ta nënvleftësojmë këtë çështjen e hyrjes në BE, sepse është një arritje gjeopolitike kombëtare, që ne nuk mund ta humbim për shkak se nuk parashikojmë dot se kush do vijë. Çfarë ka ndodhur në rastin e Gërdecit? Gërdeci ishte një rast më i mirë që ilustronte korrupsion hipotetik të kryeministrit dhe nuk u përdor për të rrëzuar qeverinë. Ai vajti zgjati dorën, pastaj ndryshuan edhe Kushtetutën bashkë. Pra, a është ky moment që të kemi një pakt kombëtar për integrimin? Këtë jam duke thënë”, shtoi Nazarko.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.