☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kosova

Ndalohet deputeti Milaim Zeka

Të mërkurën është ndaluar deputeti i parlamentit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate Milaim Zeka.

Atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për shkak të siç thuhet “kërcënimit ndaj prokurorit të Prokurorisë së Posaçme të Kosovës, Afrim Shefkiu”.

Zoti Zeka i cili një vit më parë qe ndaluar nën dyshimet për veprën penale të “pjesëmarrjes në krim të organizuar dhe mospagim taksash”, duke e komentuar punën e prokurorit që merret me lëndën kundër tij, tha për mediet lokale gjatë kësaj jave se “do ta ndjek këtë prokurorin tim me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Këqyre ky hajni i vizave”, ka deklaruar deputeti Zeka, i cili sipas prokurorisë, ndiqet për “përfshirje në grupin e organizuar kriminal në mashtrimin e qytetarëve që kanë aplikuar për viza pune në Gjermani”.

Prokuroria e Posaçme muajin e kaluar ngriti aktakuzë kundër zotit Zeka dhe dy personave të tjerë për veprat penale “mashtrim, shmangie nga tatimi dhe pastrim parash”.

Sipas aktakuzës, “të pandehurit, që nga viti 2016 e deri në mars të vitit 2017, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, fillimisht më 2 qershor të vitit 2016, kanë regjistruar biznesin, si agjenci punësimi, ku kanë paraqitur fakte të rreme kinse për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Gjermani, ashtu që kanë mashtruar 900 aplikues për viza pune”.

Hollësitë e akuzës dhe disa përgjime që ishin pjesë e hetimeve rrodhën në mediet lokale dhe kjo u pasua nga reagimet e zotit Zeka.

Një ditë më parë, Këshilli Prokurorial i Kosovës kishte dënuar ashpër deklarimet publike dhe kërcënimet, “të cilat kohëve të fundit janë drejtuar ndaj prokurorëve të shtetit, në veçanti, deklarimin kërcënues të deputetit Milaim Zeka ndaj prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Afrim Shefkiu”.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, që e ka vizituar të mërkurën deputetin Zeka në qendrën e ndalimit, e cito atë të ketë thënë se “është keqkuptuar” dhe se “deklarata e tij ka të bëjë me zgjidhjen e problemit me ligj, sipas kanunit në të bërit “be” (betim) dhe në atë personale duke hapur padi private ndaj të apostrofuarve”. Sipas deputetit Zeka ndalimi i tij është puro politik dhe nuk ka të bëjë me arsyetimin që e ka dhënë prokuroria, për kanosje, thuhet në një njoftim të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Milaim Zeka, ish gazetar, në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017 fitoi një ulëse në parlamentin e Kosovës.

Por, të qenit deputet nuk e pengon procesin ndaj tij. Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2011, “deputetet nuk gëzojnë imunitet nga ndjekja penale për veprimet dhe vendimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit te përgjegjësive te tyre. Kjo ka te beje me ndjekjen penale për veprat penale te cilat pretendohen te jene kryer para fillimit te mandatit te tyre dhe gjate rrjedhës se mandatit te tyre si deputetë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.