☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 97.39 ▲1.4%
ARI 4,438 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $78,119 ▼ -1.72% ETH $2,473 ▼ -1.56% XRP $1.3828 ▼ -3.48% SOL $101.1600 ▼ -3.2%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 97.39 ▲1.4 % ARI 4,438 ▼0.52 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 97.39 ▲1.4 % ARI 4,438 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Politika

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe në qeverinë e Aleksandar Vuçiçit, Snezana Paunoviç, lidhur me Kosovën dhe periudhën e luftës së vitit 1998.

Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha e cilëson “ndjesë të një monster” tërheqjen e pjesshme të deklaratës nga ministrja serbe, duke akuzuar se ajo nuk ka reflektuar për përmbajtjen e qëndrimit të saj.

Berisha e akuzon ministren serbe se me korrigjimin e deklaratës së saj, ku zëvendësoi termin ‘spastrim etnik’ me ‘deportim’, ka treguar sipas tij vazhdimësi të një mentaliteti racist.

REAGIMI

Ndjesa e një monstre!

Miq, deklarata e Snezhana Paunoviçit, ministre në qeverinë e Aleksandar Vuçiqit, se ‘po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviçit më 1998, do ta spastronte etnikisht Kosovën’, shkaktoi reagime të shumta.

Ndaj kësaj deklarate, me të cilën kjo monstër dëshmonte se për të gjenocidi është mënyra e zgjidhjes së problemeve ndëretnike, reaguan ashpër zëdhënësja e Komisionit Evropian, Komisionerja për Zgjerim, Znj. Kos, Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe, deputetë evropianë, si dhe dhjetëra deputetë e personalitete në Serbi por, natyrisht, jo qeveria e Tiranës.

Ndaj të gjitha këtyre reagimeve, monstra e gjenocidit ‘kërkoi ndjesë’ dhe e ‘korrigjoi’ me cinizëm ekstrem deklaratën e saj, duke thënë se ajo duhej të kishte thënë ‘deportim’ dhe jo ‘spastrim etnik’, duke dëshmuar kështu se thelbi i moralit të saj është racizmi ndaj etnisë tjetër dhe gjenocidi.

Me këtë rast, Partia Demokratike dënon edhe një herë me forcën më të madhe deklaratat raciste, antishqiptare dhe çnjerëzore të ministres serbe, heshtjen si fija e barit të narkoqeverisë së Tiranës, si dhe përsërit kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’ dhe ngritjen e padisë për nxitje të gjenocidit ndaj saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.