Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit janë bërë disa ndryshime në drejtimin e strukturave vendore të Policisë.
Dritan Lena, deri tani Shef i Sektorit të Planifikimit Operacional në Drejtorinë e Forcës Kombëtare të Sigurisë, është transferuar dhe emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
Ndryshime janë bërë edhe në drejtimin e komisariateve.
Kryekomisari Saimir Shkambaj, Shef i Komisariatit të Policisë Tropojë, është transferuar dhe emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.
Ndërkohë, Komisar Feliks Hoda, i cili drejtonte Komisariatin e Policisë Sarandë, është transferuar dhe emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Dibër.
Në Tropojë, Komisar Andi Kano, aktualisht Shef i Hetimit të Krimeve në këtë komisariat, është komanduar në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Tropojë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.