🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 25 June 2026
S&P 500 7,358 ▼0.1%
DOW 51,849 ▲0.35%
NASDAQ 25,477 ▼0.43%
NAFTA 69.54 ▼1.14%
ARI 4,004 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $61,523 ▼ -1.72% ETH $1,641 ▼ -1.54% XRP $1.0758 ▼ -1.03% SOL $68.4600 ▼ -0.96%
S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.54 ▼1.14 % ARI 4,004 ▼0.13 % S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.54 ▼1.14 % ARI 4,004 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
25 Jun 2026
Breaking
Politika

“Në emër të Allahut predikon urrejtje”, Rama sulmon “përfituesit” e protestave: Janë nxjerrë nga paraja e huaj dhe këneta politike

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë prej 25 ditësh, duke deklaruar se nuk ka asgjë kundër protestuesve, por kundër atyre që ai i konsideron si përfitues të protestës.

Në një reagim publik, Rama u shpreh se protesta e nisur për mbrojtjen e natyrës është devijuar nga persona me interesa të tjera, të cilët sipas tij janë “shqiptarë pa din e as iman”, “patriotë të shtirur” dhe “aktivistë të shtirur”, të nxitur nga para të huaja ose nga interesa të brendshme politike.

Kreu i qeverisë përdori një gjuhë të ashpër ndaj figurave që, sipas tij, po ndikojnë protestën, duke i cilësuar si “zvarranikë” që përhapin urrejtje ndaj Shqipërisë.

“Përfitues të turlillojshëm, shqiptarë pa din e as iman, shpirtra të korruptuar nga motive të dobëta, patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur, që në teatrin e maskave të bulevardit i ka nxjerrë paraja e huaj, këneta e vendit apo të dyja bashkë, e kthyen protestën e nisur për natyrën në një ujdhesë zvarranikësh që lëvrijnë mes të rejave e të rinjve të mbetur, duke i lëpirë e pickuar njëkohësisht dhe duke shpërndarë në çdo drejtim helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë”, deklaron kryeministri.

Rama u ndal edhe te një person i pranishëm në protestë, për të cilin tha se kishte ardhur me karvanin e një “diaspore të shtirur” dhe se në emër të fesë predikonte urrejtje, bënte thirrje për kryengritje kundër qeverisë shqiptare dhe kërkonte hakmarrje ndaj Shteteve të Bashkuara për vrasjen e Qasem Soleimani.

Më tej, kryeministri publikoi dy fotografi, duke pretenduar se në njërën prej tyre personi në fjalë shfaqej në krah të Mahmoud Ahmadinejad, të cilin e cilësoi si “kryeshërbëtor të ajatollahëve”.

Deklarata vjen në një moment kur protestat kundër qeverisë kanë hyrë në javën e katërt dhe kërkesat e protestuesve janë zgjeruar përtej çështjeve mjedisore, duke përfshirë edhe dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime të thella politike.

POSTIMI I PLOTË I KRYEMINISTRIT RAMA

Edi Rama: Mos u merr me protestuesit…

Jo, asnjëherë me protestuesit, po me përfituesit patjetër🤡

Përfitues të turlillojshëm, shqiptarë pa din e as iman, shpirtra të korruptuar nga motive të dobëta, patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur, që në teatrin e maskave të bulevardit i ka nxjerrë paraja e huaj, këneta e vendit apo të dyja bashkë, e kthyen protestën e nisur për natyrën në një ujdhesë zvarranikësh që lëvrijnë mes të rejave e të rinjve të mbetur, duke i lëpirë e pickuar njëkohësisht dhe duke shpërndarë në çdo drejtim helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë🐊🕷️🐜🦂🐍🕸️🪳

Shikojini vetë dy fotot. Është i njëjti personazh i ardhur me karvanin e “diasporës” së shtirur, që në emër të Allahut predikon urrejtje, thërret për kryengritje ndaj qeverisë së Shqipërisë, kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllaun e vrarë, kasapin e regjimit të Teheranit, gjeneralin famëkeq Kasem Sulejmani. Dhe po, personazhi në krah të saj është Ahmedinegjadi dora vetë, kryeshërbëtori famëkeq i ajatollahëve të errësirës👺

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.