🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 28 July 2026
S&P 500 7,413 ▲0.02%
DOW 52,210 ▲0.51%
NASDAQ 24,932 ▼0.18%
NAFTA 81.30 ▼1.59%
ARI 4,028 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,452 ▼ -2.55% ETH $1,883 ▼ -3.74% XRP $1.0522 ▼ -4.76% SOL $73.2800 ▼ -4.65%
S&P 500 7,413 ▲0.02 % DOW 52,210 ▲0.51 % NASDAQ 24,932 ▼0.18 % NAFTA 81.30 ▼1.59 % ARI 4,028 ▼1.21 % S&P 500 7,413 ▲0.02 % DOW 52,210 ▲0.51 % NASDAQ 24,932 ▼0.18 % NAFTA 81.30 ▼1.59 % ARI 4,028 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057
28 Jul 2026
Breaking
Maqedonia

Në Gostivar 109 raste të reja, vendoset mbikëqyrje e përforcuar pas epidemisë

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski informoi se numri i rasteve të reja të epidemisë në Gostivar është 109 dhe se është vendosur mbikëqyrje e përforcuar për fazën pas-akute të epidemisë e cila do të monitorojë sëmundjet infektive që mund të shfaqen.

“Deri sot në Gostivar ka 109 kontakte të para të reja, numri sillet nga 80 deri në 125 në katër ditët e fundit, kështu që në këtë moment nuk mund të themi se sa kjo situatë e rregullt, sa është e lidhur me epideminë. Për ta bërë këtë, duhet të kemi anketa epidemiologjike”, ka thënë Klekovski në konferencën e sotme për shtyp.

Mesatarisht, në 10 vitet e fundit në Gostivar në muajin korrik ka pasur 25 raportime për sëmundje infektive dhe siç theksoi ai, në një moment do të duhet të fillojmë ta ndajmë atë që është një situatë e rregullt dhe atë që është e lidhur me epideminë.Numri i ankesave zyrtare, shtoi ai është 869, nga të cilat janë anketuar 602 persona. Ai apeloi për bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet shëndetësore në mënyrë që situata të monitorohet.

“Ndërsa faza akute e epidemisë në Gostivar po qetësohet, në konsultim me Komisionin për sëmundje infektive kemi vendosur të caktojmë mbikëqyrje të përforcuar për fazën pas-akute”, ka thënë Klekovski.

Ai u bëri thirrje mjekëve amë dhe institucioneve shëndetësore në Gostivar që fokusi të vihet në sfidat e ardhshme, kryesisht në monitorimin e hepatitit A dhe E, por edhe në sëmundjet e tjera infektive që mund të ndodhin, siç tha ai, “në fund të epidemisë”.“Do të dërgoohen udhëzime të përshtatshme deri te Qendra për Shëndet Publik, institucionet shëndetësore, mjekët amë dhe do të jepen udhëzime për komunikim me popullatën. Është thelbësore të ketë njohje të hershme në mënyrë që institucionet shëndetësore të mund të reagojnë në mënyrë të përshtatshme. Institucionet shëndetësore janë të përgatitura për sa i përket kapacitetit të testimit”, ka thënë Klekovski.

Sipas tij, paralelisht vazhdojnë përpjekjet për analizë të epidemisë, ku po analizohen dy sisteme. Njëra, shpjegoi ai, është për raportimin e sëmundjeve infektive, sipas së cilës situata momentale është 869, nga ana tjetër ata analizojnë të gjitha të dhënat në ‘Termini im’ që lidhen me diagnozat e duhura, kushtimisht, enterokolitin dhe diagnozat e lidhura, pavarësisht nëse ato janë raportuar si rast i një sëmundjeje infektive.

“Ne mbulojmë periudhën nga 1 qershori e tutje, duke pasur të dhëna krahasuese për mesataren në 12 vitet e fundit pasi kemi të dhëna arkivore për ndjekjen e situatës. E gjithë kjo do të na lejojë të hapim një fazë të dytë – një vlerësim të asaj që po ndodhtë me qëllim vlerësimin e rrjedhës së ngjarjeve dhe si reagon sistemi. Në këtë do të futemi në mënyrë objektive dhe të paanshme dhe do të komunikojmë të gjitha detajet”, ka thënë Klekovski.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.