☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.68 ▼3.3%
ARI 3,918 ▲0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,187 ▲ +0.33% ETH $2,285 ▲ +0.72% XRP $1.2483 ▼ -0.38% SOL $94.2700 ▼ -1.35%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.68 ▼3.3 % ARI 3,918 ▲0.48 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.68 ▼3.3 % ARI 3,918 ▲0.48 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Sporti

​Në Paris prezantohet vizioni i Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, në kuadër të konferencës RIGES 2026, duke theksuar se ky organizim përfaqëson projektin më të madh zhvillimor në historinë e sportit të vendit.

Sipas Gashanit, Lojërat Mesdhetare 2030 nuk do të jenë vetëm një ngjarje sportive, por një katalizator për investime strategjike, ndërtimin e infrastrukturës moderne, fuqizimin e të rinjve, zhvillimin ekonomik dhe avancimin e diplomacisë sportive.

Ai theksoi se organizimi i kësaj ngjarjeje do ta vendosë Kosovën në hartën e organizatorëve të ngjarjeve të rëndësishme ndërkombëtare dhe do të dëshmojë se vendi është i gatshëm të organizojë evente sipas standardeve më të larta.

“Mesazhi ynë është i qartë: Kosova është e hapur për partneritete, për ekspertizë, për inovacion dhe për bashkëpunim ndërkombëtar. Suksesi i Lojërave Mesdhetare do të ndërtohet mbi besimin, miqësinë dhe bashkëpunimin me partnerët tanë”, ka deklaruar Gashani.

Ministri në detyrë ka shtuar se rrugëtimi drejt vitit 2030 tashmë ka nisur, duke e cilësuar këtë si fillimin e një epoke të re për sportin kosovar, rininë dhe imazhin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.“Lojërat Mesdhetare 2030 kanë filluar. Tani është koha të ndërtojmë së bashku trashëgiminë që do t’u mbetet brezave”, ka përfunduar ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.