☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,526 ▲0.19%
DOW 52,252 ▲0.48%
NASDAQ 26,429 ▲0.2%
NAFTA 76.38 ▲1.47%
ARI 4,361 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $65,248 ▼ -0.8% ETH $1,757 ▼ -1.46% XRP $1.2005 ▼ -1.67% SOL $72.3800 ▼ -1.27%
S&P 500 7,526 ▲0.19 % DOW 52,252 ▲0.48 % NASDAQ 26,429 ▲0.2 % NAFTA 76.38 ▲1.47 % ARI 4,361 ▲0.16 % S&P 500 7,526 ▲0.19 % DOW 52,252 ▲0.48 % NASDAQ 26,429 ▲0.2 % NAFTA 76.38 ▲1.47 % ARI 4,361 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Kosova

Nesër nis Edicioni i 12-të i Cycle Kosovo for Children për të Mbledhur Fonde për Klinikën Pediatrike në Prishtinë

Cycle Kosovo for Children (CKC), në bashkëpunim me Action for Mothers and Children (AMC), do të nisë më 18 qershor edicionin e 12-të të çiklizmit bamirës për mbledhjen e fondeve për kujdesin shëndetësor të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Përfaqësuesit e mediave ftohen të përcjellin nisjen e aktivitetit dhe të mbulojnë këtë nismë humanitare.

Nga 18 deri më 21 qershor, çiklistët e CKC do të përshkojnë më shumë se 500 kilometra nëpër Kosovë, me disa mijëra metra ngjitje, për të mbledhur fonde për pajisje mjekësore për Klinikën Pediatrike në Prishtinë, konkretisht për njësitë e Kujdesit Intensiv dhe Endokrinologjisë. Këto pajisje do të ndihmojnë në ofrimin e kujdesit më të mirë për fëmijët në gjendje kritike dhe për ata që jetojnë me diabet.

Që nga viti 2014, Cycle Kosovo for Children dhe AMC kanë mbledhur fonde për të mbështetur shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Të gjithë pjesëmarrësit mbulojnë vetë shpenzimet e tyre të pjesëmarrjes, duke siguruar që fondet e mbledhura të shkojnë drejtpërdrejt për blerjen e pajisjeve mjekësore të nevojshme.

Ngjarja do të përmbyllet më 21 qershor me një festë përmbyllëse dhe short bamirësie në Miqt Pub në Prishtinë, ku të ardhurat nga shitja e biletave të shortit do të kontribuojnë gjithashtu në fondin e mbledhur për Klinikën Pediatrike.

Çfarë: Nisja e edicionit të 12-të të Cycle Kosovo for ChildrenKur: Ora 7:00, 18 qershor 2026Ku: Restaurant Te Linda

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.