☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,494 ▼0.74%
DOW 52,125 ▼0.5%
NASDAQ 24,934 ▼1.26%
NAFTA 86.19 ▼0.76%
ARI 4,032 ▼2.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,622 ▼ -1.44% ETH $2,047 ▼ -3.74% XRP $1.0714 ▼ -2.29% SOL $83.2400 ▼ -4.01%
S&P 500 7,494 ▼0.74 % DOW 52,125 ▼0.5 % NASDAQ 24,934 ▼1.26 % NAFTA 86.19 ▼0.76 % ARI 4,032 ▼2.01 % S&P 500 7,494 ▼0.74 % DOW 52,125 ▼0.5 % NASDAQ 24,934 ▼1.26 % NAFTA 86.19 ▼0.76 % ARI 4,032 ▼2.01 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Bota

Netanyahu zotohet: Nuk do të ketë shtet palestinez

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi të shtunën se do të kundërshtojë krijimin e një shteti palestinez në Gaza apo në Bregun Perëndimor për sa kohë që ai do të jetë në detyrë.

Deklarata e tij erdhi pas qëndrimit të Mansour Abbas, kreut të Listës së Bashkuar Arabe, i cili tha se Palestina tashmë ekziston si shtet dhe është e njohur nga shumica e vendeve të botës. Abbas i bëri thirrje Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara që ta njohin gjithashtu.

“Për sa kohë që unë jam kryeministër, nuk do të ketë shtet palestinez të kontrolluar nga Irani, as në Gaza dhe as në Jude dhe Samari”, tha Netanyahu, duke përdorur termin biblik për Bregun Perëndimor.

Nga ana tjetër, Abbas deklaroi se partia e tij synon paqen mes izraelitëve dhe palestinezëve dhe se shteti palestinez tashmë njihet ndërkombëtarisht.

Deklaratat vijnë përpara zgjedhjeve parlamentare izraelite të planifikuara për 27 tetor. Sondazhet e fundit sugjerojnë se Likud i Netanyahut dhe aleatët e tij nuk kanë aktualisht 61 mandatet e nevojshme për të formuar qeverinë.

Likud, i cili aktualisht ka 32 vende në Knesset, është dobësuar në sondazhet e fundit. Një sondazh i publikuar të premten e nxirrte partinë me rreth 20 vende, ndërsa një sondazh i Channel 13 i 19 gushtit parashikonte se Likud dhe aleatët e tij të ekstremit të djathtë dhe ultraortodoksë do të siguronin së bashku 51 mandate.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.