🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.10 ▲1.7%
ARI 3,919 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,594 ▼ -2.07% ETH $2,253 ▼ -1.81% XRP $1.2523 ▼ -0.01% SOL $91.7100 ▼ -2.94%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.10 ▲1.7 % ARI 3,919 ▼1.29 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.10 ▲1.7 % ARI 3,919 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Politika

Nga 131 ligje te Inteligjenca Artificiale, Peleshi zbulon risitë e Kuvendit për sesionin e ri: Tirana do të presë forumet m�

Niko Peleshi ka nisur fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS dhe qeverisë ku po bën një përmbledhje për punën e Kuvendit gjatë këtij sesioni parlamentar.

Kryetari i parlamentit thotë se janë miratuar 131 ligje dhe janë materializuar reformat më të rëndësishme.

Sesioni i ardhshëm do të organizojë Konferencën Ndërparlamentare si një nga ngjarjet më të rëndësishme, shprehet ai.

“Në javët e para të sesionit të ri parlamentar Kuvendi do të organizojë Konferencën Ndërparlamentare që do të mbledhë në Tiranë përfaqësues të parlamenteve të 27 anëtarëve të Bashkimit Europian, të vendeve kandidate, PE dhe KE. Ky do të jetë një nga forumet më të rëndësishme parlamentare në Shqipëri dhe një mbështetje politike ndaj objektivit tonë strategjik, anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Kuvendi ka qenë ambasador i Shqipërisë në procesin e anëtarësimit”, tha Peleshi.

“Nëpërmjet Inteligjencës Artificiale, platforma do të mundësojë kërkimin dhe analizimin e përmbajtjes bazuar në kontekstin e diskutimeve parlamentare duke vendosur standarde të reja sistemi do të zhvillohet nga Albania Digital Solution dhe synohet të jetë funksional gjatë sesionit të ardhshëm”, shtoi Peleshi.

Gjithashtu, pas sulmit kibernetik të Kuvendit më 10 mars, është lidhur marrëveshje me Agjencinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike për zgjerimin e monitorimit.

“Pas sulmit kibernetik kemi lidhur marrëveshje me AKSK për zgjerimin e monitorimit. Janë ndërmarrë disa nisma strategjike për modernizimin e institucionit”, tha kryeparlamentari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.