Shpaloset banderola në shkallët e Kryeministrisë, hidhen kapsolla, fishekzjarrë dhe molotov drejt godinës
Një banderolë me mbishkrimin kundër kryeministrit u shpalos në shkallët e Kryeministrisë, ndërsa turma brohoriste për dorëheqje dhe drejt godinës u hodhën kapsolla, fishekzjarrë dhe molotov.
Një banderolë është shpalosur në shkallët e Kryeministrisë gjatë protestës së sotme në Tiranë, ku shkruhej: “Rama tradhtar! Lordi i kokainës në Ballkan”.
Siç njofton BalkanWeb, turma ka shpërthyer në brohoritje “Rama jep dorëheqjen”, ndërsa protestuesit ishin vendosur përballë godinës së qeverisë.
Më pas, drejt godinës së Kryeministrisë janë hedhur kapsolla, fishekzjarrë dhe molotov, duke shënuar një tjetër moment tensioni në protestën që pasoi marshimin nga sheshi “Skënderbej”.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.