🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,736 ▲0.58%
DOW 53,649 ▲0.57%
NASDAQ 26,392 ▲0.39%
NAFTA 85.04 ▲1.17%
ARI 4,543 ▲2.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $66,498 ▲ +2.86% ETH $2,012 ▲ +5.38% XRP $1.0435 ▲ +4.3% SOL $81.8000 ▲ +6.5%
S&P 500 7,736 ▲0.58 % DOW 53,649 ▲0.57 % NASDAQ 26,392 ▲0.39 % NAFTA 85.04 ▲1.17 % ARI 4,543 ▲2.76 % S&P 500 7,736 ▲0.58 % DOW 53,649 ▲0.57 % NASDAQ 26,392 ▲0.39 % NAFTA 85.04 ▲1.17 % ARI 4,543 ▲2.76 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
roze

Nga humbja e vëllait te raporti me vajzën, Madonna rrëfen gjithçka në albumin e ri

Për më shumë se katër dekada, Madonna nuk ka hezituar të shndërrojë përjetimet e saj personale në muzikë. Në albumin e saj më të ri, “Confessions II”, artistja sjell një nga projektet më intime të karrierës, duke reflektuar mbi ngjarjet më të vështira që ka përjetuar vitet e fundit.

Albumi, i realizuar në bashkëpunim me producentin Stuart Price, trajton tema si beteja e saj me shëndetin, humbja e vëllait Christopher Ciccone dhe marrëdhënia e ndërlikuar me vajzën e saj, Lourdes Leon.

Një nga këngët më prekëse të albumit është “Fragile”, dedikuar vëllait të saj Christopher, i cili ndërroi jetë në vitin 2024 në moshën 63-vjeçare. Marrëdhënia mes tyre kishte qenë për vite të tëra e tensionuar, sidomos pasi ai publikoi një libër autobiografik ku zbulonte detaje nga jeta e Madonnës. Megjithatë, ata u pajtuan pak para vdekjes së tij, pasi këngëtarja mësoi se ai ishte i sëmurë.

Në tekstin e këngës, Madonna këndon për lidhjen e tyre të veçantë dhe dhimbjen e humbjes, duke pranuar se e ka të vështirë të gjejë fjalët për ta përshkruar.

Një tjetër moment i veçantë i albumit është bashkëpunimi me vajzën e saj, Lourdes Leon, në këngën “The Test”. Kënga vjen pas viteve të tensioneve mes tyre, për të cilat të dyja kanë folur publikisht.

Në vitin 2021, Lourdes e kishte cilësuar të ëmën si “shumë kontrolluese”, duke thënë se kishte ndier nevojën të bëhej e pavarur sa më shpejt. Në këngën e re, Madonna duket se i referohet kësaj periudhe të vështirë, ndërsa Lourdes i kushton disa vargje të ndjera nënës së saj, duke shprehur admirimin dhe dashurinë.

Nga ana muzikore, “Confessions II” ruan stilin karakteristik të Madonnës, me ritme dance, house dhe pop, por njëkohësisht shquhet për tekstet personale dhe emocionale, duke e bërë albumin një nga projektet më të sinqerta të artistes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.