☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,494 ▼0.74%
DOW 52,125 ▼0.5%
NASDAQ 24,934 ▼1.26%
NAFTA 86.19 ▼0.76%
ARI 4,032 ▼2.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,622 ▼ -1.44% ETH $2,047 ▼ -3.74% XRP $1.0714 ▼ -2.29% SOL $83.2400 ▼ -4.01%
S&P 500 7,494 ▼0.74 % DOW 52,125 ▼0.5 % NASDAQ 24,934 ▼1.26 % NAFTA 86.19 ▼0.76 % ARI 4,032 ▼2.01 % S&P 500 7,494 ▼0.74 % DOW 52,125 ▼0.5 % NASDAQ 24,934 ▼1.26 % NAFTA 86.19 ▼0.76 % ARI 4,032 ▼2.01 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese/ Gjyqtarët zhvillojnë mbledhjen e parë, çështjet “e nxehta” që do të shqyrtohen

Pas ngritjes së Gjykatës Kushtetuese, shtatë gjyqtarët janë mbledhur sot që prej orës 10 të mëngjesit. Kjo është mbledhja e parë e Gjykatës Kushtetuese që pas emërimit të 7 gjyqtarëve:
Burime të brendeshme bëjnë me dije se gjyqtarët kushtetues kanë në rend dite caktimin e seancave gjyqësore si dhe procedurat për caktimin e kryetarit.

Ashtu siç eshte raportuar më herët janë 25 çështje të bëra gati, që do të shqyrtohen nga 7 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Më e rëndësishmja e të cilave është padia e shoqatës së bashkive, që kërkojnë shpalljen si antikushtetuese të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, të cilat në atë kohë u kthyen në një front grindjesh politike.

Gjyqtarët kushtetues do të testohen edhe me ankesa si ajo e kryeministrit kundër presidentit Ilir Meta, i cili pasi refuzoi të dekretonte Gent Cakajn si ministër të Jashtëm, u padit në Gjykatën Kushtetuese nga kreu i qeverisë, që kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave dhe interpretim të nenit 1 të Kushtetutës. Dosje të nxehta e presin Kushtetuesen edhe për dy padi të presidentit Meta me emrin Teatri Kombëtar.

Në njërën prej tyre kërkohet shpallja e papajtueshme e projektit urban të godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe në tjetrën kundërshtohet një vendim i 8 majit 2020, në të cilën Teatri Kombëtar i kaloi bashkisë dhe tjetra gjithashtu, edhe çështja e pronave, sipas padisë së shoqatës kombëtare “Pronësi dhe Drejtësi”.

Që nga viti 1992 kur dhe u krijua, në Gjykatën Kushtetuese janë trajtuar parime të rëndësishme duke nisur nga shpallja si antikushtetues të ligjit për dënimin me vdekje, ligji i lustracionit, deti , vettingu e kthimi dhe kompensimi i pronave. Veç dosjeve që e presin , ku kërkohet garantimi i të drejtave të qytetarëve, për Gjykatën e re Kushteuese ka dhe një provim tjetër ndaj palëve, qofshin politike ose jo. Ligji kërkon nëntë gjyqtarë kushtetues, tre prej të cilëve duhet të vijnë nga Gjykata e Lartë, që ende nuk e ka numrin e duhur për të thirrur mbledhjen e përgjithshme dhe kjo do të thotë se dikush duhet të shpejtojë ritmin për të krijuar numrat e duhur për në Gjykatën Supreme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.