🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 74.69 ▼1.74%
ARI 4,345 ▼0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $64,757 ▼ -1.62% ETH $1,757 ▼ -1.9% XRP $1.1903 ▼ -2.15% SOL $72.6100 ▼ -1.59%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.69 ▼1.74 % ARI 4,345 ▼0.82 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.69 ▼1.74 % ARI 4,345 ▼0.82 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Europa

“Ngushtica e Hormuzit’-Kallas: BE s’ka ndërmend të zgjerojë misionin detar në Lindjen e Mesme

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka bërë të ditur se ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian treguan “mungesë oreksi” për të zgjeruar misionin detar të Bashkimit Evropian në Lindjen e Mesme deri te Ngushtica e Hormuzit.

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje për ndihmë nga vendet e tjera për të ruajtur sigurinë në ngushticë, pas sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit, ku Irani u përgjigj duke përdorur dronë, raketa dhe mina, duke mbyllur efektivisht kanalit për tankerët që transportojnë normalisht një të pestën e naftës dhe gazit të lëngshëm natyror në botë.

Misioni i BE-së “Aspides” – emëruar sipas fjalës greke për “mburoja” – u krijua në vitin 2024 për të mbrojtur anijet nga sulmet e rebelëve Huthi të Jemenit në Detin e Kuq.

Gjatë diskutimeve tona kishte një dëshirë të qartë për ta forcuar këtë operacion, por për momentin nuk kishte oreks për të ndryshuar mandatin e operacionit”, u tha Kallas gazetarëve pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.

Kjo deklaratë vjen në mes të tensioneve të larta në rajon për shkak të luftës në Iran dhe mbylljes së ngushticës strategjike, e cila mund të ketë pasoja të mëdha për furnizimin global me energji.

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Ëadephul, shprehu skepticizëm të fortë për zgjerimin e misionit, duke thënë se Aspides nuk është efektiv as në detyrën aktuale.

Ndërkaq, BE po konsideron opsione të tjera, si forcimi i misionit ekzistues me më shumë anije ose modele të ngjashme me marrëveshjet për eksportin e grurit nga Ukraina, por për tani nuk ka mbështetje për hapa ushtarakë të mëdhenj në Hormuz.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.