☁️
Tiranë 15°C · Vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,650 ▼ -0.26% ETH $2,347 ▼ -1.38% XRP $1.3030 ▲ +1.23% SOL $101.7400 ▼ -0.39%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Politika

Nis ndërtimi i IEVP-së së re në Kukës, Gogu: Reforma në drejtësi vazhdon edhe në sistemin penitenciar

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, mori pjesë sot në ceremoninë e nisjes së punimeve për Institucionin e ri të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Kukës, një investim prej 6.4 milionë eurosh që synon modernizimin e sistemit penitenciar dhe krijimin e kushteve bashkëkohore për rehabilitimin e personave të privuar nga liria.

Gjatë fjalës së tij, Ministri theksoi se projekti nuk përfaqëson thjesht ndërtimin e një godine të re, por një hap të rëndësishëm në reformën e sistemit të ekzekutimit të vendimeve penale.

Institucioni do të ndërtohet mbi objektet e ish-batalioneve ushtarake, do të ketë kapacitet për 160 të privuar nga liria, do të krijojë rreth 150 vende pune dhe do të ofrojë ambiente moderne për rehabilitim, edukim, shërbime shëndetësore, vizita familjare dhe efiçiencë energjetike.

Ministri nënvizoi gjithashtu dimensionin rajonal të projektit, duke theksuar se ai do të lehtësojë akomodimin e rreth 40 shtetasve të Kosovës që vuajnë dënimin në Shqipëri, duke i afruar më pranë familjeve të tyre.

Në përfundim, ai deklaroi se:

“Reforma në drejtësi nuk përfundon te gjykata. Ajo vazhdon edhe në mënyrën se si shteti administron vuajtjen e dënimit.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.