Një hap drejt urisë. Çfarë thotë ligji!?
Nga Frok Çupi
Të dridhet mishtë kur merr vesh se një grusht shqiptarësh kanësulmuar për vdekje shqiptarët.
Kanë sulmuar ekonominë, turizmin, punësimin, vetë tryezën e drekës dhe të darkës së njerëzve të këtij vendi. Mijëra hotele, sipërmarrje, atraksione turizmi, agroturizma janë sulmuar me mijëra Review të rreme. Të gjitha thuajse u gjunjëzuan. Shqiptarë që të shikojnë drejt në sy, të vijnë në bulevard, të vijnë në plazh, deri edhe në hotelin; ata që sapo kanë sulmuar.
-Ti je ai që më ke sulmuar!?
-Jo, është një tjetër.
Askush nuk dihet cili është, të gjithë vihen në dyshim nga njëri tjetri. Përveç një ‘liste’ politike e vitit 1997, qëqenka kthyer në listë sulmi kundër ekonomisë dhe turizmit me armën ‘review’. Pa trokitur në derë, por në eter, ata të sjellin armën kibernetike që të fshin gjithçka: djersën, rolin, kontributin, vlerën.
Ti që ishe hotel me persë yje, kthehesh në hotel me 1.5 yje. Dikush i panjohur të ka bërë ‘rivlerësimin’. Dhunë e padukshme, por dhunë e egër. Shumica e sipërmarrjeve kështu. Bota turistike ka anuluar mijëra rezervime në Shqipëri.
Review, arma e fundit. Para pak ditësh sulmuan me algoritme. Pastaj me ‘plumba ballit’, në mes të bulevardit. Pastaj me arkivol. Derisa plasi dhuna fizike e tyre kundër policisë dhe shtetit.
E fundit është ‘Rivlerësimi i rremë’ (review), që ka vënë në gjunjë turizmin.
Luftën e tërheqin shqiptarët si buaj të baltës kundër jetës së njeriut këtu.
Kjo është luftë kundër jetës. Kjo është luftë kundër njerëzimit.
Ndoshta vetëm një hap drejt zisë së urisë.
Ka dy arsye pse kjo është luftë kundër njerëzimit:
Sepse nëse shuhen bizneset, turizmi dhe ekonomia- siç këta po tentojnë, atëherë një pjesë e popullsisë i drejtohet ndihmës humanitare. Ndihmës për mjetet bazike, deri te ushqimi dhe veshje.
E dyta, sepse të gjitha situatat e zisë së urisë, janë krijuar për shkak tëluftërave. Vendi ynë ndodhet nën sulm, në luftë me një botë të errësirës.Këta e kanëlëshuarmakinëndrejturisë, zor se mund ta ndalinmë.
Vendi ynë, shumë vite të shkuara, është ndodhur nën peshënmakabre të zisë së urisë. Hapni arkivat. Avionë të vegjël të Kombeve të Bashkuara fluturonin ulët mbi fshatra, qytete dhe grumbullime banesash, hidhnin pak ushqim, pak bukë a biskota të vjetra.
Zia e bukës në rruzull ka bërë kërdinë. Ka nisur që para 27 shekuj para Kohës së Re, në Egjipt, e nuk është ndarë.
Në vendin tonë, tashmë në krah të fuqive më të mëdha e më pozitive të kohës, nuk mund të ndodhë zia e urisë; por këta shqiptarë dhe ushtarë të ‘urisë’, për këtë synim luftuan.
Këtë luftë e udhëheqin politikanët e përmbysur. Politikanët që luftuan me armë e me avionë kundër popullsisë. Politikanë që u zhytën në korrupsion të madh. Politikanë që nuk votohen kurrë më.
A mos vallë edhe kjo luftë nuk do të ndëshkohet?
Bota ka krijuar ligjet më të forta në ndëshkim të krimeve kundër njerëzimit. Krijimi i situatave të vuajtjes , varfërisë, shfarosjes, urisë, skllavërisë e torturës, bëjnë pjesë në krime kundër njerëzimit.
Me të njëjtën frymë dhe drejtpërdrejt, janë ndërtuar ligjet edhe në Kodin Penal të Shqipërisë.
Të gjithë kuptojnë: Po bëhet luftë kundër nesh
Të gjithë pyesin: A do të veprojë ligji?



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.