☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.45 ▼0.08%
ARI 4,076 ▼0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,041 ▼ -4.45% ETH $2,237 ▼ -6.39% XRP $1.1902 ▼ -8.68% SOL $90.3200 ▼ -5.1%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.45 ▼0.08 % ARI 4,076 ▼0.92 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.45 ▼0.08 % ARI 4,076 ▼0.92 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

NJU DELHI – Lavrov: Rusia e gatshme për negociata me Ukrainën, por jo për armëpushim

NJU DELHI, 12 shtator /ATSH-DPA/– Rusia është e gatshme të zhvillojë negociata me Ukrainën, por nuk pranon të ndalojë luftimet gjatë bisedimeve, deklaroi sot ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, sipas agjencisë shtetërore ruse TASS.

“Ne mbetemi të gatshëm për negociata, por operacioni ushtarak nuk do të pezullohet gjatë negociatave”, tha Lavrov në kuadër të samitit të BRICS-it, në Nju Delhi.

Lavrov përsëriti gjithashtu ftesën e Rusisë për bisedime në Moskë, drejtuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Nëse dëshiron të takohet, le të vijë”, tha ai, duke e cilësuar këtë si një gjest të madh vullneti të mirë nga ana e Rusisë.

Zelensky e ka refuzuar kategorikisht këtë propozim, të bërë më herët edhe nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Ndërkohë, SHBA-ja po përpiqet të rikthejë negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës.

Është përmendur edhe mundësia e një takimi tripalësh mes Putinit, Zelensky dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

BRICS përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën, Afrikën e Jugut, si dhe Arabinë Saudite, Iranin, Egjiptin, Etiopinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Indonezinë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.