🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,752 ▼0.08%
DOW 53,877 ▼0.3%
NASDAQ 26,613 ▼0.29%
NAFTA 81.93 ▲4.8%
ARI 4,448 ▲1.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $63,951 ▼ -1.91% ETH $1,878 ▼ -2.3% XRP $1.0226 ▼ -1.8% SOL $76.2200 ▼ -1.35%
S&P 500 7,752 ▼0.08 % DOW 53,877 ▼0.3 % NASDAQ 26,613 ▼0.29 % NAFTA 81.93 ▲4.8 % ARI 4,448 ▲1.09 % S&P 500 7,752 ▼0.08 % DOW 53,877 ▼0.3 % NASDAQ 26,613 ▼0.29 % NAFTA 81.93 ▲4.8 % ARI 4,448 ▲1.09 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Kronika

“Nuk e mendova dy herë”- Shqiptari hero, zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të ti

Një shqiptar në New Jersey është bërë protagonist i një akti heroik, duke ndihmuar në shpëtimin e një 70-vjeçari që rrezikonte të mbytej në ujërat e oqeanit.

Xhemo Lanica rrëfen momentet e vështira të ndërhyrjes dhe mënyrën se si, së bashku me disa shpëtimtarë të plazhit, arritën ta nxirrnin në breg personin që ishte në rrezik.

Lanica, me origjinë nga Ulqini dhe prej shtatë vitesh emigrant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregon se nuk u mendua dy herë kur pa se jeta e personit ishte në rrezik.

I rritur pranë detit, ai thotë se eksperienca e tij e ndihmoi të përballej me situatën, edhe pse rrymat e forta të oqeanit dhe pesha e personit e bënë ndërhyrjen veçanërisht të vështirë.

Pas pak çastesh, Lanica-s iu bashkuan edhe disa shpëtimtarë që punojnë në plazh. Pas rreth 15 minutash përpjekje dhe koordinimi, 70-vjeçari u nxor në breg.

“Për të vërtetë falënderoj Zotin që isha aty dhe që të mund t’i jap një dorë për ta ndihmuar. Në raste të tilla nuk ke pse të mendosh dy herë kur jeta e një personi tjetër është në rrezik”, tregon Lanica.

Pas shpëtimit, shqiptari pati mundësi të komunikonte edhe me 70-vjeçarin, i cili e falënderoi dhe i tha se për të ishte një “shans i dytë në jetë”.

Lanica thekson se në këtë ngjarje nuk ishte vetëm ai që kontribuoi. Sipas tij, të gjithë personat e pranishëm ndihmuan në mënyrën e tyre, nga ata që jepnin instruksione deri te personat që tërhiqnin litarin.

“Humanizmi nuk ka kufi, nuk ka fe dhe nuk ka nacionalitet”, shprehet ai.

Për Lanica-n, kjo ngjarje është edhe një moment që tregon anën tjetër të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, larg stereotipeve dhe lajmeve negative.

“Sot kemi doktorë, avokatë, njerëz me shkollim të lartë dhe po përfaqësohemi shumë mirë. Unë jam vërtet krenar për të gjithë shqiptarët dhe bashkëatdhetarët e mi”, thotë ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.