☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 24 July 2026
S&P 500 7,403 ▼0.08%
DOW 51,928 ▲0.42%
NASDAQ 24,937 ▼0.8%
NAFTA 89.28 ▼3.16%
ARI 4,059 ▲0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $64,204 ▼ -0.8% ETH $1,863 ▼ -0.55% XRP $1.0895 ▼ -1.27% SOL $73.9300 ▼ -2.13%
S&P 500 7,403 ▼0.08 % DOW 51,928 ▲0.42 % NASDAQ 24,937 ▼0.8 % NAFTA 89.28 ▼3.16 % ARI 4,059 ▲0.22 % S&P 500 7,403 ▼0.08 % DOW 51,928 ▲0.42 % NASDAQ 24,937 ▼0.8 % NAFTA 89.28 ▼3.16 % ARI 4,059 ▲0.22 %
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
24 Jul 2026
Breaking
Politika

“Nuk ka besë me Ramën”/ Protestuesi: Pas dorëheqjes e pret drejtësia

Gjatë protestës së zhvilluar përpara Kryeministrisë, një nga aktivistët deklaroi se qytetarët nuk mund t’i japin më besë kryeministrit Edi Rama, pasi, sipas tij, ai e ka shkelur vazhdimisht besimin e shqiptarëve gjatë 13 viteve në pushtet.

Duke folur nga podiumi, protestuesi theksoi se tubimi ka hyrë në ditën e 55-të dhe se pjesëmarrësit do të vazhdojnë të qëndrojnë në shesh deri në dorëheqjen e kryeministrit.

“Sot është dita e 55-të që jemi në shesh pa ndërprerje për të kërkuar dorëheqjen e këtij kryeministri. Kryeministri u shfaq me zë dhe figurë duke na kërkuar besën, por a mund t’i jepet besa dikujt që na ka prerë në besë për 13 vite me radhë?”, tha ai.

Aktivisti akuzoi qeverinë se po përpiqet t’i frikësojë protestuesit dhe t’i largojë ata nga sheshi, në mënyrë që pushteti të vazhdojë si më parë.

“Nuk ka besë për ty, kryeministër. Vetëm dje i preve në besë qytetarët që protestojnë prej 55 ditësh. Po përpiqesh të na frikësosh, që të shkojmë në shtëpi dhe ti të vazhdosh. Por ne nuk do ta lejojmë këtë”, deklaroi ai.

Sipas protestuesit, dorëheqja është e vetmja rrugë që i ka mbetur kryeministrit, por ajo nuk duhet ta përjashtojë nga përballja me drejtësinë.

“Ai e di se nuk ka shpëtim. I vetmi shpëtim nga ky makth është dorëheqja. Rama po përpiqet ta zbusë situatën dhe kërkon që, pasi të japë dorëheqjen, t’i shpëtojë drejtësisë. Por pas dorëheqjes e pret drejtësia”, u shpreh aktivisti.

Ai përsëriti gjithashtu kërkesën e protestuesve për krijimin e një qeverie tranzitore, e cila, sipas tij, duhet të krijojë kushtet për funksionimin e demokracisë dhe reformimin e sistemit politik.

“Pas dorëheqjes vjen kërkesa e dytë, krijimi i një qeverie tranzitore, në mënyrë që sistemi të marrë oksigjen dhe të mundësohet demokracia që mungon dhe që është marrë peng nga një sistem i inkriminuar”, përfundoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.