⛅
Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,671 ▼1.11%
DOW 52,829 ▼0.05%
NASDAQ 26,154 ▼2.05%
NAFTA 98.35 ▲1.24%
ARI 4,066 ▼2.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,705 ▼ -3.34% ETH $2,400 ▼ -4.46% XRP $1.3223 ▼ -4.31% SOL $104.7100 ▼ -3.51%
S&P 500 7,671 ▼1.11 % DOW 52,829 ▼0.05 % NASDAQ 26,154 ▼2.05 % NAFTA 98.35 ▲1.24 % ARI 4,066 ▼2.02 % S&P 500 7,671 ▼1.11 % DOW 52,829 ▼0.05 % NASDAQ 26,154 ▼2.05 % NAFTA 98.35 ▲1.24 % ARI 4,066 ▼2.02 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

“Opozita nuk do tërhiqet përballë presionit”- PS kërkoi përjashtim të 20 deputetëve të PD nga Kuvendi, reagon Bardhi

Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi, e quan një përpjekje për të mbytur zërin e opozitës kërkesën e PS për masë disiplinore me përjashtim nga Kuvendi për 20 deputetët e demokratëve.

Bardhi akuzon mazhorancën për arrogancë dhe frikë nga qytetarët, ndërsa thekson se opozita nuk do të tërhiqet përballë presionit politik dhe do të vijojë betejën për demokracinë.

Reagimi i plotë:

“Kanë humbur qetësinë, kanë humbur arsyen dhe po tregojnë hapur frikën nga qytetarët dhe opozita!

Përjashtimi i 20 deputetëve të PD-së nga Kuvendi është një akt i rëndë agresioni politik dhe një përpjekje e hapur për të goditur opozitën dhe për të mbytur zërin e qytetarëve që ajo përfaqëson.

Ata që qytetarët i kanë refuzuar dhe i kanë shpallur të padëshiruar, sot kërkojnë të përjashtojnë nga Kuvendi përfaqësuesit e opozitës. Ky është kulmi i arrogancës dhe i shpërfilljes së demokracisë parlamentare.

Kuvendi nuk është pronë e pushtetit dhe opozita nuk është në Kuvend me lejen e qeverisë, por me mandatin e qytetarëve! Ndryshe nga deputetët vasalë të klaneve kriminale, mbi të cilët rëndojnë akuza dhe dyshimet për lidhje me krimin e organizuar apo akte korrupsioni, deputetët e PD-së janë aty për të përfaqësuar interesat e qytetarëve, për të denoncuar abuzimet dhe për t’i kërkuar llogari një pushteti që kërkon të sundojë pa kundërshtim.

Përjashtimi i deputetëve nuk e mbyll gojën e opozitës, nuk e fshin të vërtetën dhe nuk e ndal betejën për demokracinë. Përkundrazi, çdo përpjekje për të përjashtuar opozitën vetëm sa dëshmon frikën e pushtetit nga fjala e lirë dhe llogaridhënia.

Opozita nuk do të intimidohet, nuk do të heshtë dhe nuk do të tërhiqet përballë asnjë presioni politik. Demokracia nuk mbrohet duke përjashtuar kundërshtarët, por duke respektuar pluralizmin dhe vullnetin e qytetarëve”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.