⛅
Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,675 ▼1.06%
DOW 52,847 ▼0.02%
NASDAQ 26,165 ▼2.01%
NAFTA 98.46 ▲1.35%
ARI 4,069 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,683 ▼ -3.35% ETH $2,399 ▼ -4.4% XRP $1.3235 ▼ -4.16% SOL $104.6900 ▼ -3.49%
S&P 500 7,675 ▼1.06 % DOW 52,847 ▼0.02 % NASDAQ 26,165 ▼2.01 % NAFTA 98.46 ▲1.35 % ARI 4,069 ▼1.96 % S&P 500 7,675 ▼1.06 % DOW 52,847 ▼0.02 % NASDAQ 26,165 ▼2.01 % NAFTA 98.46 ▲1.35 % ARI 4,069 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

“Të japin karotën, por…”- Eksperti shpjegon sa ka përfituar Shqipëria, 13 vite Proces Berlini, miliarda euro dhe d

Nga Vjena në Paris, Trieste, Londër e Poznan e Berlin bashkë me Sofjen e Shkupin “online” dhe Tiranën tre vite më parë e Podgoricën tani, në 13 vite “Proces Berlini”, janë ndarë mbi 1 mld euro euro fonde dhe janë firmosur dhjetëra marrëveshje.

Nga formula e pagëzuar nga ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel jo pak ka përfituar edhe Shqipëria. Kryesisht në infrastrukturën rrugore, ujitje e kullim, Shqipëria ka përfituar mbi 1 miliardë euro, pjesa më e madhe e të cilave grante.

“Ekuacioni del pozitiv, patjetër. Me qindra milionë qindra milionë euro, e fundit e fare është 152 milionë euro që po marrim për zgjerimin dhe përfundimin e Unazës së Madhe të Tiranës, që konsiderohet një projekt rajonal”, thotë për A2 CNN Fatos Çoçoli, ekspert për ekonominë.

Me në fokus bashkëpunimin rajonal, ndërlidhjen dhe tregtinë, rininë, emigracionin dhe terrorizmin Procesi i Berlinit rimori pozicionin e vetë me Samitin e Tiranës pas eksperimentit Rajonal me “Ballkanin e Hapur” që me kundërshtime nisi dhe ashtu përfundoi.

“Nuk është se Ballkani i Hapur u zhvillua në mënyrë të plotë sepse vetëm 63 nga 6 vendet e Rajonit u përfshinë, megjithëse teksa procesi ishte drejt mbylljen edhe nga vendet e tjera pati një interes për tu bashkuar, por në tërësi na ka bërë mirë”, thotë Çoçoli.

Por si në çdo drejtim tjetër, aty ku ka mundësi ka edhe kushte. Shqipëria duhet ende të bëjë shumë detyra shtëpie për të përfituar nga pjesa tjetër e fondeve europiane.

“Të japin karotën, por të thonë që duhet të bësh detyrat e shtëpisë para se ta shijosh këtë karotë. Është më se e natyrshme që këto 6 miliardë euro të jepen të kushtëzuara. Janë disa reforma që duhet të zbatohen”, thotë Çoçoli.

Në Samitin e Fundit të Procesit të Berlinit, të mbajtur në Londër u firmosën marrëveshje të reja, kryesisht me qëllim bashkëpunimin rajonal. Ato përfshijnë njohjen reciproke të kualifikimeve akademike dhe diplomave, planin e ri veprimi për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe zhbllokimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.