🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 16 June 2026
S&P 500 7,539 ▼0.2%
DOW 52,085 ▲0.8%
NASDAQ 26,557 ▼0.47%
NAFTA 76.13 ▼4.17%
ARI 4,346 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
₿ CRYPTO
BTC $65,880 ▼ -1.47% ETH $1,782 ▼ -2.47% XRP $1.2138 ▼ -3.96% SOL $73.4300 ▼ -1.65%
S&P 500 7,539 ▼0.2 % DOW 52,085 ▲0.8 % NASDAQ 26,557 ▼0.47 % NAFTA 76.13 ▼4.17 % ARI 4,346 ▼0.13 % S&P 500 7,539 ▼0.2 % DOW 52,085 ▲0.8 % NASDAQ 26,557 ▼0.47 % NAFTA 76.13 ▼4.17 % ARI 4,346 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
16 Jun 2026
Breaking
Kronika

Oraret kur ndodhin më shumë aksidente! Urgjenca identifikon kohën me rrisk të lartë. Sugjeron mënyrë të re kontrolli

1912 aksidente rrugore janë shënuar që nga fillimi i këtij viti deri më tani, që përkthehet në rreth 12 aksidente në ditë, një numër relativisht i lartë e për fat të keq ku një pjesë përfundojnë me humbje jete. Sipas një studimi analitik të kryer nga Urgjenca Kombëtare, përveç automjeteve ka rritje të përfshirjes së motorëve në këto ngjarje, ndërsa dy janë fashat e orareve me përqendrimin më të lartë të tyre.

“Ka ndryshuar dinamika e llojit të aksidenteve. Ka një rritje të aksidenteve me motor. Nga 407 aksidente që ndodhën gjatë vitit të shkuar, këtë vit janë regjistruar 521. Sipas të dhënave të analizuara rezulton se ora me më shumë aksidente është 12:00-15:00 me 22,7% të aksidenteve, kur njerëzit dalin pas një darke ku mund të kenë konsumuar edhe alkool dhe më pas fasha 15:00-18:00 me 19,9% të aksidenteve kur njerëzit dalin nga puna”, tha Skënder Brataj, Drejtori, Urgjenca Kombëtare Mjekësore.

Për të parandaluar këto ngjarje të dhimbshme të cilat ndodhin për shkak të papërgjegjshmërisë së drejtuesve të mjeteve, Brataj sugjeron një mënyrë të re kontrolli për policinë rrugore:

“Policia duhet të ketë kontrolle si ditën në këto orare ashtu edhe natën, pasi vërtet natën ndodhin më pak aksidente por janë më fatale. Patrulla të qëndrojë në dalje të lokaleve ku dihet që konsumohet alkool, pasi po doli e bëri 50 km në gjendje të dehur e ka kryer aksidentin”, tha ai.

Brataj sjell në vëmendje edhe zonat bregdetare ku ka organizime festash dhe festivalesh e ku konsumohet alkool dhe lëndë narkotike me tepri. Përdorimi i mjeteve nga këta individë është kërcënim serioz për jetët e të tjerëve në rrugë.

Gazetare: Sonila Mlloja

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.