☁️
Tiranë 18°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,477 ▲ +0.38% ETH $2,249 ▲ +0.58% XRP $1.2501 ▲ +0.76% SOL $95.8400 ▲ +1.39%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Orët shtesë për policinë dhe kushtet në kampin “Enver Zymberi”, Sveçla jep sqarime në konferencë

Në konferencën për media ku u diskutua për Ligjin për Shtetësinë, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u pyet edhe lidhur me pagesën e orëve shtesë të policëve dhe kushtet në kampin e Njësisë Speciale “Enver Zymberi”.

Duke folur për kompensimin e orëve shtesë, Sveçla tha se Ministria është duke punuar për krijimin e një sistemi më të mirë, me qëllim që të mos humbasë puna dhe angazhimi i asnjë zyrtari policor.

“Oret shtesë do të paguhen. Ne po punojmë të dizajnojmë sistemin sa më të mirë në mënyrë që askujt të mos i humbet mundi e angazhimi dhe që buxheti i Policisë të orientohet drejt investimeve kapitale por edhe shpenzuese”, deklaroi ai.

Sveçla theksoi se gjatë mandatit të tij si ministër nuk ka mbetur asnjë orë shtesë pa u kompensuar.

“Asnjë orë e Policisë nuk ka mbetur pa paguar prej kur jam ministër. Më herët shtesat e policëve në fundvit u janë fshirë”, tha ai.

I pyetur për kushtet në kampin e Njësisë Speciale “Enver Zymberi”, Sveçla tha se Policia e Kosovës tashmë është deklaruar për këtë çështje, ndërsa mbrojti investimet e bëra në këtë kamp.

“Sa i përket kampit ‘Enver Zymberi’, unë pyetjes tuaj do t’i përgjigjesha vetëm me një pyetje, për këtë çështje është deklaruar Policia”, tha ai.

Ministri në detyrë shtoi se kushtet në kamp janë dukshëm më të mira krahasuar me periudhën kur qeveria aktuale mori përgjegjësinë e institucionit.

“Kushtet aty janë me mijëra herë më të mira se që i kemi gjetur. Në vazhdimësi punohet që këto kushte të ngritën dhe falë investimit në atë kamp ne i kemi sukseset të cilat askush nuk mund t’i mohojë”, deklaroi Sveçla.

Ai theksoi gjithashtu se përmirësimi i kushteve për Policinë e Kosovës ka qenë një nga prioritetet kryesore të qeverisë.

“Nuk ekziston asnjë qeveri që ka punuar më shumë për kushtet e Policisë. Të gjithë e dinë që ne kemi pasur fokus, bile jemi kritikuar nga kundërshtarët politikë se jemi shumë të fokusuar këtu”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.