🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 08 Tetor 2026
S&P 500 7,759 ▼0.54%
DOW 51,203 ▲0.04%
NASDAQ 27,166 ▼1.35%
NAFTA 91.34 ▲3.47%
ARI 4,153 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $81,720 ▼ -2.07% ETH $2,458 ▼ -4.28% XRP $1.3689 ▼ -4.02% SOL $109.0300 ▼ -6.09%
S&P 500 7,759 ▼0.54 % DOW 51,203 ▲0.04 % NASDAQ 27,166 ▼1.35 % NAFTA 91.34 ▲3.47 % ARI 4,153 ▲0.29 % S&P 500 7,759 ▼0.54 % DOW 51,203 ▲0.04 % NASDAQ 27,166 ▼1.35 % NAFTA 91.34 ▲3.47 % ARI 4,153 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Kosova

OVL-UÇK: Reagimet ndaj ndryshimeve për Specialen janë të nxituara dhe të pabazuara

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj qëndrimeve të ditëve të fundit lidhur me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës.

OVL-UÇK i ka cilësuar këto reagime si “të nxituara” dhe “të pabazuara në një shqyrtim serioz juridik”, duke thënë se deri tani nuk është bërë publike ndonjë analizë juridike që argumenton se ndryshimet janë të pazbatueshme apo në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.

Sipas kësaj organizate, në vend të argumenteve juridike, në opinion publik janë paraqitur kryesisht polemika, interpretime të njëanshme dhe qëndrime politike.

“Ne, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, besojmë dhe jemi të bindur se ndryshimet e miratuara përbëjnë një hap të rëndësishëm për ta vendosur Gjykatën Speciale në binarët e duhur të drejtësisë, duke kërkuar respektimin e standardeve juridike dhe të parimeve mbi të cilat duhet të mbështetet çdo institucion i drejtësisë”, thuhet në reagim.

OVL-UÇK ka theksuar se spekulimet mbi pasojat e mundshme juridike nuk mund ta zëvendësojnë analizën profesionale dhe ka kërkuar që pretendimet kundër ndryshimeve të argumentohen me fakte dhe dispozita konkrete ligjore.

Organizata ka thënë gjithashtu se Kosova ka dëshmuar gatishmërinë për bashkëpunim me drejtësinë ndërkombëtare, por ky bashkëpunim, sipas saj, nuk nënkupton heqjen dorë nga kërkesa për drejtësi të paanshme, përgjegjshmëri institucionale dhe respekt për dinjitetin e luftës çlirimtare.

“Shpresa e qytetarëve për drejtësi meriton përgjigje të argumentuara, jo përpjekje për ta relativizuar apo shuar atë”, përfundon reagimi i OVL-UÇK-së./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.