☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,707 ▼0.48%
DOW 52,234 ▼0.46%
NASDAQ 26,135 ▼1.56%
NAFTA 100.29 ▼2.42%
ARI 4,036 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,101 ▼ -0.92% ETH $2,322 ▼ -0.92% XRP $1.2911 ▼ -2.38% SOL $100.4700 ▼ -1.19%
S&P 500 7,707 ▼0.48 % DOW 52,234 ▼0.46 % NASDAQ 26,135 ▼1.56 % NAFTA 100.29 ▼2.42 % ARI 4,036 ▼0.39 % S&P 500 7,707 ▼0.48 % DOW 52,234 ▼0.46 % NASDAQ 26,135 ▼1.56 % NAFTA 100.29 ▼2.42 % ARI 4,036 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Pajoviç i drejtohet Kuvendit: Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, një hap historik

Kryeparlamentari malazez, Darko Pajoviç, në fjalën drejtuar të enjten Kuvendit të Shqipërisë, e konsideroi “një hap historik”, anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. I pranishëm në seancën e sotme, ku u miratua me unanimitet ratifikimi i protokollit të anëtarësimit, Pajoviç falenderoi deputetët shqiptarë për votën ‘pro’ këtij dokumenti, ndërsa u shpreh se ky është “një hap historik, kulturor, logjik dhe civilizues i Malit të Zi”
“Anëtarësimi në NATO në të ardhmen siguron që vendi ynë është në drejtimin e duhur, pasi kemi filluar me reformat gjithëpërfshirëse, sidomos ato në fushën e sundimit të ligjit, që janë vlera të përbashkëta, dy anë të së njëjtës fytyrë të Evropës Perëndimore”, u shpreh Pajoviç.
Ai vuri në dukje dhe përparimin në procesin e negociatave me BE-në në kuadër të anëtarësimit. “Mali i Zi si mik dhe fqinj i mirë është i gatshëm të ndajë përvojat e tij nga procesi i negociatave”, tha Pajoviç.
Ai vuri në dukje rolin e veçantë të minoriteteve në marrëdhëniet mes dy vendeve. “Shqiptarët në Mal të Zi, tha kryeparlamentari malazez, kanë qenë shtetas luajalë të Malit të Zi dhe këtë e kanë dëshmuar në vitin 2006 kur kanë dhënë një kontribut të veçantë në pavarësinë e vendit tonë dhe këtë e tregojnë edhe në ditët e sotme”, nënvizoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.