🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 22 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
₿ CRYPTO
BTC $59,235 ▲ +4.28% ETH $1,660 ▲ +5.98% XRP $0.9181 ▲ +4.32% SOL $69.3700 ▲ +4.82%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
22 Nën 2026
Breaking
Teknologji

Paralajmërim nga Microsoft: Për shkak të këtij veprimi, mund të mos jemi më në gjendje ta fikim AI-në?

Microsoft kritikon Anthropic për qasjen ndaj vetëdijes së inteligjencës artificiale.

Drejtori për inteligjencën artificiale në Microsoft, Mustafa Suleyman, ka kritikuar qasjen e kompanisë Anthropic lidhur me zhvillimin e vetëdijes së inteligjencës artificiale.

Suleyman ka paralajmëruar se mënyra se si trajnohen modelet e inteligjencës artificiale mund ta bëjë më të vështirë kontrollimin e tyre në të ardhmen. Megjithatë, ai tha se e mbështet fokusin e Anthropic në zhvillimin e sigurt të AI-së dhe vlerësoi drejtimin e kompanisë, veçanërisht CEO-n Dario Amodei.

Kritikat e tij lidhen me përfshirjen e ideve rreth vetëdijes, mirëqenies dhe identitetit personal në trajnimin e chatbotit Claude.

Sipas Suleyman, mësimi i sistemeve me gjuhë dhe modele sjelljeje që lidhen me vetëdijen njerëzore mund të ndikojë në mënyrën se si inteligjenca artificiale e “përjeton” rolin e saj.

Ai paralajmëroi se një qasje e tillë mund ta vështirësojë menaxhimin e sistemeve të ardhshme, të cilat mund të jenë shumë më të afta se modelet aktuale, përfshirë edhe mundësinë e fikjes së tyre kur kjo është e nevojshme.

Suleyman tha se industria e AI-së duhet të fokusohet në zhvillimin e sistemeve që u shërbejnë njerëzve, në vend që t’i afrojë ato me karakteristikat njerëzore.

Ai bëri thirrje që formulimet spekulative për vetëdijen të hiqen nga të dhënat dhe proceset e trajnimit të sistemeve të inteligjencës artificiale. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.