☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 73.62 ▼0.32%
ARI 4,156 ▼1.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $63,847 ▼ -0.26% ETH $1,724 ▼ -0.5% XRP $1.1236 ▼ -0.78% SOL $71.8300 ▼ -2.39%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.62 ▼0.32 % ARI 4,156 ▼1.11 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.62 ▼0.32 % ARI 4,156 ▼1.11 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Kronika

“Paramilitarë me bluza të zeza dhe maska”, Karamuço: Është e patolerueshme

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat dhe dhunën e regjistruar nga policët privatë në Zvërnec. Ai u pyet nëse është normale që policia private të operojë me maska dhe kapuç.

Karamuço u shpreh se është shkelje flagrante e ligjit që të fshihet identiteti. Ai shtoi se policia e shtetit edhe kur është me maska ka një numër identifikimi, një listë të personave të përfshirë në një aktivitet të caktuar.

Ai e ka cilësuar këtë si një veprim të patolerueshëm dhe se është e dënueshme penalisht që të sulmohen qytetarë duke u maskuar. Karamuço e krahasoi maskimin me atë të bandave.

“Ky është rasti më flagrant për t’i vënë gishtin kokës policia e shtetit që nuk mundet tolerohet, të ketë neglizhencë ndaj këtyre grupeve të sigurisë, qoftë të kompanive të fuqishme e tjerë e tjerë, të cilat kujtojnë se janë zot të një territori të caktuar, zot të territorit edhe të atyre privatë në rastin e ngjarjeve është vetëm policia e shtetit.

Këto duhet të kenë të qartë të gjitha këmishat e zeza, bluzat e zeza që bëjnë si grupe paramilitarë. Asnjë forcë në Shqipëri nuk merr dot kompetencat e policisë së shtetit dhe policia e shtetit nuk mund të çedojë nga kompetencat e saj duke u bërë inferiore ndaj këtyre trupave paramilitare.

Ky ka qenë gabim i drejtorisë së policisë së qarkut Vlorë që ka kohë që i shkel syrin disa investitorëve e disa banditëve edhe dje do t’ju them, ka pasur rrethim të disa zonave në Vlorë sepse ka disa baza të grupeve kriminale që janë ende aktive dhe policia aty ka fjetur gjumë krahas këtyre përplasjeve për Zvërnecin.

Pra është një zinxhir komandimi në neglizhencë të plotë që po ju them do ndiqet edhe penalisht, por ky është një mësim për të gjitha drejtoritë e tjera të policisë dhe për policinë e shtetit si organizatë që nuk mund të çëdojë edhe njëherë nga pushteti kompetencat dhe detyrat e saj në shërbim të privatit, personave të tretë dhe këtyre grupeve të papërgjegjshëm”, tha ai ndër të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.