🌦️
Tiranë 26°C · Rrebesh i lehtë 20 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $80,700 ▼ -1.02% ETH $2,586 ▼ -1.98% XRP $1.3814 ▼ -4.06% SOL $108.3300 ▼ -3.14%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
20 Sht 2026
Breaking
Bota

PARIS – Dy piktura të panjohura të Monet dalin në ankand

PARIS, 20 shtator /ATSH-AFP/ – Dy piktura të Claude Monet, të cilat nuk janë ekspozuar kurrë më parë për publikun, do të shiten në Paris muajin e ardhshëm.

Veprat janë pjesë e koleksionit të familjes së pasur franceze Schlumberger, njoftoi shtëpia e ankandeve Sotheby’s.

Njëra prej tyre, “Iris”, është një vepër e madhe që Monet e realizoi në vitet e fundit të jetës së tij.

Ajo vlerësohet nga 22 deri në 30 milionë euro, një shifër që Sotheby’s e përshkruan si vlerësimin më të lartë të dhënë ndonjëherë për një pikturë të ofruar në ankand në Francë.

“Iris” ka një histori të veçantë.

Pas blerjes nga koleksionistja Jeanne Schlumberger (1889–1983), piktura ka qëndruar në shtëpinë e familjes në Paris dhe nuk është shfaqur publikisht.

Së bashku me “Iris”, në ankandin e 22 tetorit do të ofrohen edhe tri piktura të tjera të Monet.

Mes tyre është “Saule Pleureur” (Shelgu i qarë), e cila vlerësohet nga 9 deri në 12 milionë euro.

Shitja zhvillohet në një vit simbolik për admiruesit e Monet, pasi në vitin 2026 shënohet 100-vjetori i vdekjes së tij, më 5 dhjetor 1926.

Për këtë përvjetor janë planifikuar edhe dy ekspozita në Paris, që hapen në fund të shtatorit.

Ekspozitat janë “Monet, Painting Time” dhe “Stories of Landscapes, from Monet to Hockney”, të cilat do të përqendrohen në veprën e Monet dhe ndikimin e tij në historinë e pikturës së peizazhit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.