🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,879 ▲ +0.24% ETH $2,243 ▲ +0.86% XRP $1.1603 ▼ -2.27% SOL $89.7400 ▼ -1.14%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

PARIS – Macron bën thirrje për “rimarrjen e kontrollit” nga IA-ja dhe platformat e mediave sociale

PARIS, 8 shtator /ATSH-AA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje për “rimarrjen e kontrollit” mbi transformimet e nxitura nga inteligjenca artificiale dhe platformat digjitale, duke paralajmëruar për ndikimin e tyre mbi krijimtarinë dhe shoqërinë.

“Asnjëherë nuk kemi parë kaq shumë ekrane, e megjithatë, duke u përpjekur të shohim gjithçka, rrezikojmë që në fund të mos shohim asgjë”, tha Macron në hapjen e Samitit Lumiere në Saint-Paul-de-Vence, në juglindje të Francës.

Duke iu drejtuar zyrtarëve qeveritarë dhe përfaqësuesve të industrive kulturore nga dhjetëra vende, Macron tha se përpjekjet e inteligjencës artificiale dhe platformave të mediave sociale për të tërhequr vëmendjen e përdoruesve shënojnë një “ndryshim të vërtetë epoke” për krijimin dhe shpërndarjen e veprave kulturore.

Ai paralajmëroi se njerëzit po ekspozohen ndaj një rrjedhe të pandërprerë përmbajtjesh të krijuara për t’ua mbajtur vëmendjen për disa sekonda, në vend që t’i “befasojnë, emocionojnë apo t’i bëjnë të mendojnë”.

Macron gjithashtu theksoi ndikimin e ekonomisë së vëmendjes te fëmijët dhe adoleshentët, veçanërisht në gjumin dhe aftësinë e tyre për të mësuar, duke u shprehur se ajo përbën gjithashtu një sfidë për demokracinë.

Derisa pranoi potencialin e inteligjencës artificiale për të ulur kostot e prodhimit dhe për të ndihmuar në punën krijuese, Macron paralajmëroi kundër përdorimit të saj për të zëvendësuar shkrimtarët, artistët dhe profesionistët e zërit.

Inteligjenca artificiale, tha ai, “mund të imitojë atë që është krijimtaria”, por nuk mund të riprodhojë “veçantinë absolute” të krijimtarisë njerëzore. Ai bëri thirrje për mbrojtje më të fortë të të drejtave të autorit dhe pronësisë intelektuale.

Macron gjithashtu bëri thirrje për transparencë më të madhe, në mënyrë që materialet e gjeneruara nga inteligjenca artificiale të mund të dallohen nga përmbajtjet e krijuara nga njerëzit.

Ai njoftoi katër nisma që përfshijnë ruajtjen e trashëgimisë botërore kinematografike dhe audiovizuale, edukimin mediatik, mbështetjen për kinematë e pavarura dhe krijimin e një festivali ndërkombëtar të videolojërave.

Franca, Koreja e Jugut dhe Nigeria do të udhëheqin partneritetin për edukimin mediatik, me mbështetjen e UNESCO-s.

Macron gjithashtu prezantoi Partneritetin Lumiere, në kuadër të të cilit Franca dhe Koreja e Jugut do të ndajnë së bashku 1 miliard euro gjatë pesë viteve për të mbështetur industritë që lidhen me imazhin dhe sovranitetin kulturor.

Ai u bëri thirrje vendeve dhe partnerëve të tjerë që t’i bashkohen nismës.

“Rimarrja e kontrollit do të thotë të rimarrim vëmendjen, ta vendosim veprën përpara rrjedhës së përmbajtjeve dhe të mbrojmë ata që krijojnë”, tha Macron.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.