🌧️
Tiranë 13°C · Shi 22 April 2026
S&P 500 7,064 ▼0.63%
DOW 49,149 ▼0.59%
NASDAQ 24,260 ▼0.59%
NAFTA 89.40 ▼0.3%
ARI 4,767 ▲0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043 EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043
₿ CRYPTO
BTC $76,238 ▲ +0.45% ETH $2,321 ▲ +0.26% XRP $1.4285 ▲ +0.18% SOL $86.2200 ▲ +0.95%
S&P 500 7,064 ▼0.63 % DOW 49,149 ▼0.59 % NASDAQ 24,260 ▼0.59 % NAFTA 89.40 ▼0.3 % ARI 4,767 ▲0.99 % S&P 500 7,064 ▼0.63 % DOW 49,149 ▼0.59 % NASDAQ 24,260 ▼0.59 % NAFTA 89.40 ▼0.3 % ARI 4,767 ▲0.99 %
EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043 EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043
22 Apr 2026
Breaking
Bota

Parlamenti britanik hedh poshtë marrëveshjen BREXIT

Parlamenti i Britanisë votoi të martën mbrëmë kundër marrëveshjes së shkëputjes – BREXIT, që qeveria e Kryeministres Theresa May negocioi me Bashkimin Europian.
Ligjvënësit votuan me një shumicë dërrmues votash, 432 kundër me 202 pro marrëveshjes.

Britania është në plan të largohet nga BE-ja pas 73 ditësh dhe Kryeministrja May ka afat deri të hënën të sjellë një Plan B në Parlament. Por udhëheqësi i Partisë Laburiste të opozitës Jeremy Corbyn, bëri thirrje menjëherë që qeveria aktuale të përballet me një votë mosbesimi.

Analistët thonë se megjithëse dihej që marrëveshja nuk gëzonte mbështetje në mesin e ligjvënësve, nuk pritej që rezultati i votimit të ishte kaq i thellë.

Qindra demonstrues pro-BE-së ishin mbledhur të martën mbrëma në Londër dhe filluan brohoritjet kur anëtarët e Parlamentit e hodhën poshtë marrëveshjen BREXIT të negociuar nga zonja May me zyrtarët europianë në muajin nëntor.

Të mërkurën, Parlamenti pritet të mbajë një votë mosbesimi për qeverinë, pas një mocioni të kryetarit të opozitës, Corbyn. Zonja May e anuloi një votim të mëparshëm që ishte në plan për në dhjetor, kur u pa qartë se ajo nuk i kishte votat e mjaftueshme për miratimin e marrëveshjes.
Si ligjvënësit që e mbështesin, edhe ata kundër BREXIT, nuk janë dakord me kushtet e marrëveshjes.

Disa ligjvënës kanë propozuar mbajtjen e një referendumi të dytë, si ai i vitit 2016, që i hapi rrugën Britanisë drejt largimit nga Bashkimi Europian. Të tjerë duan që kontrollin e procesit të shkëputjes ta marrë nga zonja May dhe kabineti i saj, parlamenti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.