☁️
Tiranë 31°C · Vranët 08 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 92.05 ▲1.67%
ARI 4,353 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $63,644 ▲ +1.55% ETH $1,688 ▲ +3.47% XRP $1.1598 ▲ +1.88% SOL $66.8500 ▲ +2.74%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 92.05 ▲1.67 % ARI 4,353 ▼0.28 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 92.05 ▲1.67 % ARI 4,353 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
08 Jun 2026
Breaking
Kosova

Partia e Drejtësisë dhe LDK bashkë në garën zgjedhore

Partia e Drejtësisë ka bërë të ditur se ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi politik me Lidhjen Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit 2026, duke e cilësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të stabilitetit politik dhe rikthimit të besimit qytetar në institucionet e Republikës së Kosovës.

Në komunikatën për media, Partia e Drejtësisë thekson se kjo marrëveshje nuk përfaqëson vetëm një bashkim elektoral, por një angazhim të përbashkët për rritjen e bashkëpunimit politik, dialogut institucional dhe përgjegjësisë shtetërore në vend.

“Ky nuk është vetëm një bashkim elektoral, por një angazhim për krijimin e një fryme të re bashkëpunimi politik, dialogu institucional dhe mobilizimi të potencialeve më të mira profesionale e kombëtare në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit”, thuhet në komunikatë.

Partia e Drejtësisë ka theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës ka dëshmuar gatishmëri për reflektim dhe bashkim të energjive shtetformuese.

“Në këtë frymë, konsiderojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka dëshmuar gatishmëri për reflektim, hapje dhe bashkim të energjive shtetformuese të vendit, duke konfirmuar kapacitetin e saj për ndryshim dhe për marrjen e përgjegjësive të mëdha shtetërore në periudhën që kemi përpara”, theksohet më tej.

Po ashtu, PD-ja bëri të ditur se do të japë kontributin maksimal në funksion të suksesit të përbashkët politik dhe shtetëror.

“Partia e Drejtësisë ka vendosur që në këto zgjedhje të mbështesë këto procese pozitive dhe të japë kontributin e saj maksimal në funksion të suksesit të përbashkët politik dhe shtetëror”, thuhet në komunikatë.

Në fund, partia thekson se Kosova ka nevojë për më shumë bashkëpunim politik, stabilitet institucional dhe vizion të qartë zhvillimor.

“Kosova ka nevojë për më shumë bashkëpunim, maturi politike, stabilitet institucional dhe vizion të qartë zhvillimor. Qytetarët presin zgjidhje konkrete, përgjegjësi dhe përkushtim serioz ndaj interesit publik”, përfundon komunikata. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.