⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 14 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
₿ CRYPTO
BTC $64,622 ▼ -5.34% ETH $1,778 ▼ -7.73% XRP $0.9112 ▼ -9.97% SOL $70.2400 ▼ -10.9%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
14 Nën 2026
Breaking
Kosova

Pas Brodit, dyshime për mbetje mortore edhe në Fushë-Kosovë

Pas gjetjes së mbetjeve mortore në Brod të Shtërpcës, si dhe në Kalludër e Jabukë të Zubin Potokut, janë ngritur dyshime për lokacione të tjera ku mund të ketë mbetje mortore, përfshirë edhe Fushë Kosovën. Këto zhvillime kanë rikthyer shpresën për zbardhjen e fatit të mbi 1 mijë e 500 personave që vazhdojnë të jenë të zhdukur që nga lufta në Kosovë.

Pas zbulimit të mbetjeve mortore në disa lokacione në Zubin Potok dhe së fundmi edhe në Brod, një shpresë e re është ngjallur për familjarët e personave të zhdukur në Fushë Kosovë. Në hyrje të kësaj komune, pranë urës në Fushë Kosovë, dyshohet se mund të ketë mbetje mortore.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Këshillit Koordinues të Shoqatave të Familjarëve të Personave të Zhdukur në Kosovë, Ahmet Grajqevci.

Ai ka dhënë detaje edhe për lokacione të tjera në këtë komunë, ku dyshohet se mund të ketë mbetje mortore. Sipas tij, në Fushë Kosovë figurojnë ende 15 persona të zhdukur.

“Ne dyshojmë, jo institucionet, por ne dyshojmë edhe në varrezat e vjetra të fshatit Nakaradë. Do të thotë, aty dyshojmë që diku duhet të jenë dy, tre ose pesë. Edhe një lokacion këtu prapa nesh, te hekurudha që shkon për Prishtinë”, tha ai.

Grajqevci ka folur edhe për gjetjen e mbetjeve mortore në Brod, për të cilat dyshohet se i përkasin një personi nga Lipjani.

Megjithatë, sipas tij, identiteti i personit do të konfirmohet vetëm pas përfundimit të analizave të ADN-së në Hagë.

Ndërkohë, pavarësisht rezultateve të deritanishme, familjarët vazhdojnë të jetojnë në ankth.

“Familjarët apelojnë te institucionet që, pas zhvarrosjes së varrezave, të mos ndërpritet puna, por të vazhdojë sa më shumë, në mënyrë që të gjendet edhe i fundit”, tha Gjyle Haziri nga Shoqata “Zëri i Prindërve” në Mitrovicë.

Në Kosovë vazhdojnë të figurojnë mbi 1 mijë e 500 persona të zhdukur gjatë luftës. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme drejtuar Serbisë për hapjen e arkivave dhe mungesës së bashkëpunimit në këtë proces, fati i personave të pagjetur mbetet ende plagë e hapur për Kosovën dhe familjet e tyre./RTK

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.