FOTO/ Ernest Muçi fenomen! I detyron turqit që të bëjnë tifozllëk për Shqipërinë, reagon edhe Trabzonspori
Ernest Muçi shënoi një supergol për të zhbllokuar sfidën Shqipëri-Finlandë. Ishte minuta e 35-të, kur fenomeni i Kombëtares shqiptare e dërgoi topin në rrjetë.
Trabzonspori i kushtoi një postim Muçit. “Urime për futbollistin tonë Ernest Muçi, i cili shënoi golin e parë për skuadrën e tij në ndeshjen ku Shqipëria mposhti Finlandën 2-0 në Ligën e Kombeve”.
Në postim vërehet edhe një koment, i cili ka fituar shumë pëlqime. “Ai shënoi një gol të pabesueshëm. E pashë të gjithë ndeshjen. Muçi është në një tjetër nivel. Mashalla, vazhdo njësoj”.
Turqit po e ndjekin Kombëtaren e Shqipërisë me vëmendje të madhe. Dhe shkak është bërë pikërisht Muçi, që i shpërbleu mbrëmë me gol.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.