“Barazim me Bjellorusinë? Përgjigje e rrezikshme”, Maran lë fitoren për një tjetër fakt: Ky është rezultati i parë dhe më i rëndësishëm
Trajneri Rolando Maran foli pas fitores 2-0 që Kombëtarja mori ndaj Finlandës.
“Elementi më pozitiv është edhe përfshirja, krijimi i atmosferës shumë pozitive për tifozët që kanë qenë sot në stadium. Ajo që më ka pëlqyer ka qenë qasja e lojtarëve. Edhe skuadra, që pavarësisht se mund të merrnim 2 nga 3 rezultate, nuk jemi fokusuar te rezultatet e mundshme, por te fakti që duhet të mbyllnim ndeshjen dhe të fitonim. Dhe ka pasur një vullnet të mirë për të qenë decizivë në momente specifike. Kemi vuajtur ndoshta në momente specifike, edhe Finlanda ka qenë e zonja për të na bërë të vuajmë, por kemi qenë të zotë edhe në momente të tilla. E rëndësishme është që kemi fituar përpara tifozëve tonë dhe kanë sjellë atmosferë shumë të mirë.
Djemtë kanë qenë shumë të zotë për ta interpretuar siç duhet ndeshjen, dhe për të treguar cilësitë e tyre në fushë. Skuadra e Finlandës nuk është e lehtë për t’u mundur. Më ka pëlqyer kur e shoh këtë entuzizëm dhe përkushtim të tifozëvë. Për mua ky është rezultati i parë dhe më i rëndësishëm. Mbi këtë bazë mund të ndërtojmë edhe diçka, dhe të përpiqemi që të arrijmë pak më tepër në fillim. Besoj se kemi zhvilluar një ndeshje shumë cilësore. Kemi shënuar dy gola të bukur, por mund të shënonim edhe më tej. Mbase kemi rrezikuar në disa aspekte, por kemi qenë të rrezikshëm në zonat kundërshtare.
Ajo që duhet të përmirësojmë është që nuk duhet të shmangim të qenurit çfarë jemi. Identiteti i skuadrës sonë. Nuk duhet të bëhemi asnjëherë pasivë sepse kështu mund t’i krijojmë hapësirë kundërshtarëve. Mund të ndodhë që mund të tërhiqemi dhe të ulim ritmin sepse edhe kundërshtarët mund të jenë të zotë për të arritur këtë gjë, dhe mund të na vendosin në vështirë. Ajo që nuk duhet është të bëhemi pasivë. Në momentin që bëhemi, kundërshtari fiton besim dhe këtë nuk duhet t’ja japim asnjëherë.
Barazim me Bjellorusinë? Është një përgjigje e rrezikshme. Skuadra jonë nuk duhet të bëjë asnjëherë llogari. Duhet të jetë e aftë që të zbresë në fushë dhe të zhvillojë paraqitje sa më të mirë. Jam unë i pari që nuk duhet të bëj llogari sepse nuk do jepja mesazhin e duhur. Prandaj duhet të zbresim gjithmonë në fushë për të dhënë maksimumin”, u shpreh Maran.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.