VIDEO/ Mrekullia e Muçit dhe i zakonshmi Manaj, Shqipëria likuidon Finlandën dhe është një hap larg fitores së grupit
Shqipëria ka bërë detyrën e saj me një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Finlandës në “Air Albania” për të ruajtur kreun e Grupit C1 në Ligën e Kombeve dhe për të qenë tashmë vetëm një hap larg sigurimit përfundimtar të vendit të parë.
Në një ndeshje shumë të hapur në pjesën e parë, rrjedha e takimit ndryshoi falë një goli spektakolar të Muçit i cili i dha avantazhin ekipit të drejtuar nga Maran dhe i dha qetësinë që të administronte lojën duke gjetur edhe golin e dytë me Manajn dhe krijuar raste të tjera të shumta për gola të tjerë.
Kartoni i kuq i Tenho ua bëri gjërat më të thjeshta në mbyllje të ndeshjes dhe kësisoj, ekipi shkoi i qetë deri në vërshëllimën përfundimtare me tre pikët e radhës.
SHQIPËRI-FINLANDË 2-0
35′ Muçi, 50′ Manaj
NGJARJET KRYESORE
90’+2’ Mbyllet ndeshja, Shqipëria fiton 2-0 me Finlandën dhe është një hap larg fitores së grupit!
90’ Ka përfunduar koha e rregullt. Janë dhënë edhe 2 minuta shtesë.
89’ Koski tenton nga goditja e lirë, por topi shkon mbi portën e Berishës.
87’ Zëvendësim te Shqipëria: Dalin nga fusha Pilo dhe Muçi, vendin e tyre e zënë Jukaj dhe Mihaj.
84’ Zëvendësim te Finlanda: Del nga fusha Terho, vendin e tij e zë Walta.
80’ Koski tenton nga brenda zonës, por topi shkon shumë pranë portës së Berishës.
79’ Zëvendësim te Shqipëria: Del nga fusha Asllani, vendin e tij e zë Shehu.
78’ Karton i kuq te Finlanda: Tenho ndëshkohet me të kuq për ndërhyrje të gabuar.
77’ Zëvendësim te Finlanda: Del nga fusha Suhoinen, vendin e tij e zë Niskanen.
73’ Zëvendësim te Shqipëria: Del nga fusha Manaj, vendin e tij e zë Daku.
72’ Zëvendësim te Shqipëria: Del nga fusha Laçi, vendin e tij e zë Bajrami.
71’ Zëvendësim te Finlanda: Del nga fusha Hirilainen, vendin e tij e zë Oksanen.
69’ Zëvendësim te Finlanda: Del nga fusha Marhiev, vendin e tij e zë Pukki.
66’ Karton i verdhë te Shqipëria: Ndëshkohet me të verdhë Asllani.
65’ Rast i mirë për Finlandën: Koski merr topin e krosuar në zonë dhe gjuajta
63’ Zëvendësim te Finlanda: Del nga fusha Stani, vendin e tij e zë Niskanen.
61’ Nisin zëvendësimet te Shqipëria: Del nga fusha Hysaj, vendin e tij e zë Alivoda.
60’ Rast i artë për Shqipërinë: Pilo ngre një krosim për Muçin në zonë, por goditja e tij shkon shumë pranë portës.
54’ Rast i mirë për Finlandën: Valta kroson nga e djathta, por askush nuk arrin të devijojë topin në portë.
50’ GOOOL SHQIPËRIA 2-0! Manaj dyfishon shifrat pas një gafe të madhe në prapavijën finlandeze.
47’ Rast i mirë për Shqipërinë: Kellman tenton nga distanca, por Berisha e pret topin pa vështirësi.
46’ Nis pjesa e dytë!
45’+2’ Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria në avantazh 1-0 përballë Finlandës falë një goli të bukur të Muçit.
45’ Përfundon koha e rregullt e pjesës së parë. Do të jepen 2 minuta shtesë.
43’ Rast i mirë për Shqipërinë: Hysaj kroson për Manajn në zonë, por goditja e tij me kokë shkon mbi portën e Hradeckit.
41’ Rast i mirë për Shqipërinë: Manaj përpiqet me një goditje me kokë nga një krosim i Muçit, por topi shkon mbi portën e Finlandës.
35’ GOOOL SHQIPËRIA 1-0! Muçi merr topin nga goditja standarte e Gjimshitit dhe me një goditje nga distanca dërgon topin në rrjetë.
28’ Rast i mirë për Shqipërinë: Pilo nga e majta kroson për Asllanin në zonë, por goditja e tij me kokë shkon mbi portë.
24’ Rast i mirë për Finlandën: Antman tenton nga distanca, por Berisha është aty.
22’ Rast i mirë për Shqipërinë: Asllani godet nga distanca, por topi shkon mbi portën e Hradeckit.
19’ Rast i mirë për Shqipërinë: Manaj tenton nga brenda zonës, por Hradecki ndalon topin.
16’ Rast i mirë për Shqipërinë: Muçi tenton nga distanca, por Hradecki e pret topin.
15’ Rast i mirë për Shqipërinë: Asllani tenton nga distanca, por Hradecki e ndalon topin.
10’ Rast i mirë për Finlandën: Kallman godet me kokë nga një krosim i Antman, por Berisha është aty.
8’ Rast i mirë për Shqipërinë: Pilo tenton me një goditje nga distanca, por topi shkon mbi portën e Hradeckit.
4’ Karton i verdhë te Shqipëria: Ndëshkohet me të verdhë Ramadani.
1’ Ka nisur ndeshja Shqipëri-Finlandë!
FORMACIONET ZYRTARE
SHQIPËRIA: Berisha, Mitaj, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Ramadani, Asllani, Pilo, Laçi, Muçi, Manaj.
Trajner: Rolando Maran
FINLANDA: Hradecki, Stani, Tenho, Keskinen, Kallman, Koski, Mahuta, Antman, Valta, Marhiev, Jensen.
Trajner: Jakob Fris



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.