☁️
Tiranë 19°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,349 ▼0.24%
NASDAQ 26,216 ▼1.26%
NAFTA 100.25 ▼2.46%
ARI 4,037 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,538 ▲ +1.06% ETH $2,360 ▲ +1.02% XRP $1.3096 ▼ -0.31% SOL $102.2400 ▲ +1.13%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,349 ▼0.24 % NASDAQ 26,216 ▼1.26 % NAFTA 100.25 ▼2.46 % ARI 4,037 ▼0.37 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,349 ▼0.24 % NASDAQ 26,216 ▼1.26 % NAFTA 100.25 ▼2.46 % ARI 4,037 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Paunoviq vazhdon ofensivën me dezinformata, thotë se Kurti po “ndjek” serbët që nuk shesin pronat

Ministrja serbe e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar me deklarata dezinformuese për Kosovën.

Në një intervistë për televizionin serb Informer, ajo prentendon se institucionet e Kosovës po e përdorin çështjen e ndalimit të hyrjes së saj në Kosovë për qëllime elektorale dhe duke përsëritur narrativën e Beogradit se serbët, e jo shqiptarët, janë viktimat kryesore të spastrimit etnik.

“Ky reklamim i bërë nga Sveçla tani po bëhet për shqiptarët e Kosovës, sepse me sa duket po i afrohet një raundi tjetër zgjedhor Kurtit dhe kjo është politikë ditore në Kosovë”, deklaroi ajo.

Paunoviq u përpoq gjithashtu të relativizojë deklaratat e saj të mëhershme, për të cilat ishte përballur me kritika të shumta, duke pretenduar se fjalët e saj ishin nxjerrë jashtë kontekstit dhe se ajo kishte folur “si një nga 250 mijë serbët e dëbuar në vitin 1999”.

Megjithatë, edhe në këtë paraqitje publike, ministrja serbe vazhdoi të promovojë pretendime të pabazuara, duke deklaruar se “eksodi i serbëve të Kosovës nuk ka përfunduar kurrë” dhe se ai vazhdon edhe sot.

Në vijim të intervistës, Paunoviq pretendoi se Kurti ka arrestuar serbë vetëm pse janë serbë, ka penguar vizitat në Gazimestan dhe ka akuzuar për krime lufte çdo serb që nuk ka dashur të shesë pronën e tij.

Ajo përsëriti narrativën e Beogradit se do të vazhdojë të flasë për “vuajtjet e serbëve” dhe se “spastrimin etnik” e kanë kryer shqiptarët ndaj serbëve në Kosovë.

Deklaratat e Paunoviq bien ndesh me faktet historike të dokumentuara nga organizatat ndërkombëtare dhe tribunalet ndërkombëtare, të cilat kanë konstatuar se gjatë luftës së viteve 1998–1999 forcat serbe kryen një fushatë të gjerë dëbimesh, vrasjesh dhe krimesh kundër popullsisë shqiptare të Kosovës, duke detyruar mbi 800 mijë shqiptarë të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Në këtë kontekst, pretendimet e ministres serbe përbëjnë vazhdim të narrativës zyrtare të Beogradit që synon të shtrembërojë faktet e luftës dhe të paraqesë serbët si viktimat kryesore të spastrimit etnik./Telegrafi.

– YouTube www.youtube.com

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.