☁️
Tiranë 8°C · Vranët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,533 ▼ -0.01% ETH $2,406 ▼ -0.64% XRP $1.2968 ▼ -0.55% SOL $103.5800 ▼ -0.76%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Opinion

PD-ASHM-së i janë larguar 1/3 e votuesve, kurse PS-së vetëm 1/13…

Nga Eduard Zaloshnja

Në sondazhin tim të fundit për ‘Zërin e Shqiptarëve’, 1475 banorë të rritur të vendit e plotësuan pyetësorin e shpërndarë përmes një linku me SMS krejt të rastësishme në të gjithë Shqipërinë. Kampioni u kolaudua statistikisht, që t’i përfaqësonte sa më afërsisht 1.9 milionë banorët e rritur të vendit gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht (me marzh gabimi statistikor +/-2.5%).

Nga përgjigjet e të anketuarve, mund të ekstrapolohet me përafërsi se sa dhe si do të votonin në Shqipëri, nëse do të ishin zhvilluar zgjedhje parlamentare të dielën (meqë kampioni përfaqëson statitistikisht popullsinë e rritur të vendit).

Kështu, nga rreth 1.465 milionë banorë të rritur që votuan vjet më 11 maj, rreth 700 mijë do të votonin për PS-në, kurse rreth 335 mijë do të votonin për PD-ASHM. Ndërkohë, për partitë e tjera të vogla do të votonin rreth 25 mijë.

Vjet më 11 maj, votuan për PS-në rreth 765 mijë banorë të rritur të vendit (disave u shkoi vota dëm, sepse u ngatërruan në plotësimin e fletvotimit si fletë gazete). Për PD-ASHM votuan rreth 500 mijë dhe për partitë e tjera të vogla rreth 200 mijë. Sondazhi i sipërpërmendur na tregon përafësisht se PD-ASHM ka një firo prej rreth 165 mijë votuesish (pra, rreth 1/3 e votuesve të vjetshëm të saj janë të zhgënjyer me të) dhe PS ka ka një firo prej rreth 65 mijë votuesish (pra, rreth 1/13 e votuesve të vjetshëm të saj janë të zhgënjyer me të). Kurse partië e vogla pothuaj janë tretur fare…

Sidoqoftë, kjo foto elektorale ka ndryshuar vazhdimisht deri më sot qysh nga shtatori, kur fillova të kryej sondazhe javore për ‘Zërin e Shqiptarëve’ (shihini grafikun e mëposhtëm).

Kështu, PS-ja e pati kuotën më të ulët në dhjetor, kur vetëm 642 mijë banorë të rritur të vendit ishin gati të votonin për të, ndërsa kuotën më të lartë e pati në shtator, kur pothuaj 750 mijë do të votonin për të. Nga ana tjetër, PD-ASHM e pati kuotën më të ulët më 11 maj, kur vetëm 290 mijë banorë të rritur të vendit ishin gati të votonin për të, ndërsa kuotën më të lartë e pati në shtator, kur rreth 390 mijë do të votonin për të.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.