PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend pas masës së SPAK ndaj Vlora Hysenit
Partia Demokratike ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend, pas zhvillimeve të fundit lidhur me arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hysenit.
Në një kërkesë drejtuar kryetarit të Kuvendit, opozita kërkon që të hiqen nga axhenda interpelancat me ministrat Sofjan Jaupaj dhe Mirela Kumbaro.
Në vend të tyre, PD kërkon zhvillimin e një debati me kryeministrin Edi Rama lidhur me situatën në Shërbimin Informativ të Shtetit dhe zhvillimet pas masës së arrestit në shtëpi të ish-drejtoreshës së këtij institucioni.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në Shqipëri. Ai është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.