☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 23 July 2026
S&P 500 7,499 ▼0.14%
DOW 52,219 ▼0.01%
NASDAQ 25,691 ▼0.57%
NAFTA 89.61 ▲3.2%
ARI 4,097 ▼1.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $65,636 ▼ -0.5% ETH $1,925 ▲ +0.27% XRP $1.1358 ▲ +0.12% SOL $77.4400 ▲ +0.08%
S&P 500 7,499 ▼0.14 % DOW 52,219 ▼0.01 % NASDAQ 25,691 ▼0.57 % NAFTA 89.61 ▲3.2 % ARI 4,097 ▼1.33 % S&P 500 7,499 ▼0.14 % DOW 52,219 ▼0.01 % NASDAQ 25,691 ▼0.57 % NAFTA 89.61 ▲3.2 % ARI 4,097 ▼1.33 %
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074
23 Jul 2026
Breaking
Politika

PD kërkon zgjatjen me 3 muaj të “Territoriales”: Duhen konsultime dhe opinioni i Këshillit të Europës

Partia Demokratike ka kërkuar zyrtarisht zgjatjen me tre muaj të mandatit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, duke argumentuar se një pjesë e konsiderueshme e objektivave të parashikuara në planin e punës nuk janë realizuar ende.

Kërkesa është depozituar këtë të mërkurë nga bashkëkryetari i komisionit, Luçiano Boçi, drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Konferencës së Kryetarëve.

Boçi kërkon që komisioni të vijojë punën edhe gjatë muajit gusht, në mënyrë që komisioni të përmbushë plotësisht mandatin e tij dhe produkti përfundimtar të mos depozitohet në Kuvend pa u përmbushur të gjitha fazat e procesit.

Sipas opozitës, komisioni nuk mund të konsiderohet se e ka përfunduar punën, pasi ende nuk është marrë opinioni institucional i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, një institucion që, sipas PD-së, ka ekspertizën më të specializuar në fushën e demokracisë vendore, decentralizimit dhe autonomisë së pushtetit vendor.

Në argumentimin e saj, PD thekson se procesi i konsultimeve publike mbetet i papërfunduar.

“Ende nuk është zhvilluar konsultimi publik në qarkun e Tiranës, ndërsa nuk janë realizuar dëgjesat me tetë kryetarë bashkish, të cilët, megjithëse janë njoftuar më herët, nuk kanë marrë pjesë dhe nuk kanë raportuar para komisionit. Po ashtu nuk është hartuar ende dokumenti i “Analizës Paraprake”, i parashikuar në projektkalendarin e punës. Ky dokument duhet të përfshijë vlerësimin e reformës aktuale administrativo-territoriale, analizën e sfidave të pushtetit vendor, vlerësimin e kuadrit ligjor dhe parimet mbi të cilat do të mbështetet reforma e re territoriale”, thuhet në kërkesën e PD.

Boçi thekson se, deri tani, i vetmi aktivitet i realizuar nga kjo fazë e kalendarit është ngritja e faqes zyrtare të komisionit, ndërsa aktivitetet thelbësore që lidhen me përmbajtjen e reformës nuk janë përfunduar.

“Vendimi i Kuvendit për ngritjen e komisionit parashikon zhvillimin e një procesi të gjerë, gjithëpërfshirës dhe transparent konsultimi me njësitë e qeverisjes vendore, shoqatat e tyre, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, si dhe garantimin e përputhshmërisë së propozimeve me standardet e Bashkimit Europian. Megjithatë, pavarësisht kërkesave të shumta të depozituara pranë komisionit, deri më tani nuk është zhvilluar asnjë dëgjesë apo takim zyrtar me këto palë.

Për këtë arsye, këkrojmë që Kuvendi të marrë dy vendime konkrete: të zgjasë mandatin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale me tre muaj, në mënyrë që puna të vijojë edhe gjatë muajit gusht, si dhe të kërkojë paraprakisht opinionin zyrtar të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës mbi produktin përfundimtar, rekomandimet dhe sugjerimet e komisionit”, thuhet në kërkesë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.