☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,892 ▼3.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,952 ▼ -4.22% ETH $2,241 ▼ -3.15% XRP $1.2487 ▼ -1.7% SOL $94.9400 ▼ -4.02%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,892 ▼3.45 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,892 ▼3.45 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

PDK shkresë zyrtare Haxhiut – pezullon kandidaturën e Çitakut për nënkryetare (Dokument)

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar zyrtarisht se ka tërhequr përkohësisht kandidaturën e Vlora Çitakut për pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese lidhur me situatën e krijuar rreth konstituimit të Kuvendit.

Në një shkresë drejtuar kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, të nënshkruar nga kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, thuhet se vendimi është marrë për shkak të, siç pretendohet, shkeljeve të vazhdueshme të detyrimeve kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

PDK i është referuar nenit 66 të Kushtetutës dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin KO 124/25, duke argumentuar se procesi i konstituimit duhej të përfundonte brenda afatit kushtetues.

Sipas Tahirit, PDK kishte marrë pjesë në seancat e 9 dhe 11 shtatorit, pavarësisht skadimit të afatit, me qëllim që të kontribuonte në përfundimin e procesit të konstituimit.

“Megjithatë, kjo gatishmëri nuk u shfrytëzua”, thuhet në shkresën e PDK-së, ku kjo parti pretendon se janë krijuar pengesa të reja dhe janë përdorur çështje procedurale e politike për shtyrjen e procesit.

PDK ka bërë të ditur se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar “vlerësimin dhe sqarimin kushtetues të situatës së krijuar”.

Deri në vendimin e Kushtetueses, PDK ka vendosur të mos marrë pjesë në vazhdimin e procesit të konstituimit dhe të pezullojë kandidaturën e Çitakut.

Megjithatë, partia ka theksuar se tërheqja e kandidaturës nuk nënkupton heqjen dorë nga pozita e nënkryetarit të Kuvendit që, sipas saj, i takon PDK-së.

“Tërheqja e kandidaturës së tanishme nuk nënkupton se Partia Demokratike e Kosovës heq dorë nga pozita e nënkryetarit të Kuvendit që i takon, dhe as se refuzon të propozojë kandidatin e saj për këtë pozitë”, thuhet në shkresë.

PDK ka paralajmëruar se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese do të rikthehet në Kuvend dhe do të veprojë në përputhje me vendimin e saj. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.