Ekonomia

Pennine Petroleum Corporation: 1.13 milionë USD për bllokun e naftës së Velçës

 Pennine Petroleum Corporation ka njoftuar se do të ndërmarrë një financim të pandërmjetësuar (injektim të drejtpërdrejtë) të 50,000,000 njësive për të ardhura prej 1.5 milionë dollarë kanadeze (rreth 1.13 milionë dollarë amerikanë). Të ardhurat nga ky financim do të përdoren si më poshtë, sipas njoftimit të kompanisë: $1,100,000 për të realizuar dhe plotësuar kushtet e marrëveshjes së ndarjes së prodhimit për bllokun e Velçës në Shqipëri; $200,000 për kostot, $200,000 për kapitalin punues.

“Ne jemi të kënaqur që të vazhdojmë me çështjet e lidhura me Bllokun e Velçës në Shqipëri,” tha presidenti i Pennine, John Garden. “Blloku i Velçës na jep bazat për të krijuar një firmë energjie në Shqipëri dhe do të hape mundësi shtesë që të zhvillojë sektorin e burimeve natyrore në këtë vend.”

Në 2 dhjetor 2015, Pennine njoftoi se u konfirmua nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë si ofertuesi i suksesshëm për Bllokun e Velçës. Autoritetet shqiptare nuk e kanë konfirmuar ende përfundimin e marrëveshjes, por burime nga Albpetrol kanë pohuar se është ngritur një grup pune për të negociuar termat e kontratës me Pennine.

Pennine Petroleum është një kompani e vogël kanadeze, që vepron në Kanadanë Perëndimore. Në datën 24 mars, kompania kishte një vlerë kapitalizimi në bursë prej 3 milionë dollarësh. (vlera e tregut-market capitalisation- llogaritet duke shumëzuar stokun e aksioneve me çmimin aktual të tyre). Kompania kishte në 24 mars rreth 100 milionë aksione me vlerë 0.03 dollarë për aksion.

Blloku Kërkimor i Velçës përfshin një terren tokësor me sipërfaqe prej rreth 620 kilometër katrorë. Ai shtrihet në juglindje të Vlorës dhe është identifikuar prej kohësh si një zonë potenciale naftëmbajtëse.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button