🌦️
Tiranë 16°C · Rrebesh i lehtë 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,324 ▼0.23%
DOW 50,198 ▼1.11%
NASDAQ 24,430 ▲0.42%
NAFTA 82.06 ▼0.3%
ARI 3,743 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $63,180 ▼ -2.72% ETH $1,780 ▼ -2.41% XRP $0.9716 ▼ -1.21% SOL $73.8200 ▼ -1.69%
S&P 500 7,324 ▼0.23 % DOW 50,198 ▼1.11 % NASDAQ 24,430 ▲0.42 % NAFTA 82.06 ▼0.3 % ARI 3,743 ▲0.04 % S&P 500 7,324 ▼0.23 % DOW 50,198 ▼1.11 % NASDAQ 24,430 ▲0.42 % NAFTA 82.06 ▼0.3 % ARI 3,743 ▲0.04 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
19 Nën 2026
Breaking
Politika

“Pensionistët do të kenë lekë plus”, zyrtari socialist: Do t’ju mbeten para pasi të bëjnë pazaret

Këshilltari i Partisë Socialiste në Bashkinë e Tiranës, Alfred Kika Muharemi, deklaron se pensionistët do të kenë më shumë para në dispozicion pas masave të parashikuara në buxhetin e vitit 2027.

I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2CNN, ai argumentoi se kombinimi i rritjes së pensioneve, indeksimit, uljes së TVSH-së për produktet e shportës dhe rimbursimit të barnave do të sjellë një lehtësim të ndjeshëm të shpenzimeve për pensionistët.

Sipas Muharemit, një pensionist që shpenzon aktualisht 20 mijë lekë të reja për ushqime, do të përfitojë nga ulja e kostos së produkteve, ndërsa dyfishimi i pensionit dhe indeksimi do t’i shtojnë të ardhurat.

“Nëse një pensionist bën konsum 20 mijë lekë të reja për ushqim, automatikisht me buxhetin e ri të 2027-ës ka direkt rënie 6 mijë lekë të reja. I ka kursim. Marrim edhe dyfishimin bashkë me indeksimin, që është 3700 lekë, do ta ketë plus 10 mijë lekë të reja”, u shpreh ai.

Këshilltari socialist shtoi se kursimet do të vijnë edhe nga ulja e konsumit të gazit dhe naftës, ndërsa përfitimet do të plotësohen nga rimbursimi i barnave.

“Do të marrim edhe uljen e konsumit, edhe për gazin apo për naftën që mund t’i përdorë për shtëpi, që japin efekte prodhimi, do të kemi prapë një rënie 3 mijë lekë të reja. Automatikisht një pensionisti i shpëton në buxhetin e familjes, shto rimbursimin e barnave, e bën që të shpenzojë më pak 11-12 mijë lekë të reja sesa shpenzon aktualisht”, deklaroi Muharemi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.