Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve
Kryeqyteti është përfshirë sërish nga protestat mbrëmjen e kësaj të hëne, ku disa qytetarë janë mbledhur para godinës së Kryeministrisë në kuadër të protestës së 28-të.
Tubimi është shoqëruar me tensione në terren, pasi rreth orës 19:45 janë regjistruar përplasje dhe debate të forta mes qytetarëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.
Shkak i pakënaqësisë është bërë vendosja e gjobave administrative ndaj personave të konstatuar apo të fotografuar gjatë tubimeve.
Disa protestues kanë denoncuar se efektivët e policisë u kanë kërkuar mjetet e identifikimit në rrugë, duke i ndëshkuar me gjoba, ndërsa situata vijon të mbetet e tensionuar në zonën përreth bulevardit kryesor.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.