Tiranë 34°C · Pjesërisht vranët 24 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 71.05 ▼2.95%
ARI 4,029 ▼2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $62,828 ▲ +0.82% ETH $1,676 ▲ +1.12% XRP $1.0935 ▼ -0.87% SOL $69.7500 ▲ +0.96%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 71.05 ▼2.95 % ARI 4,029 ▼2.91 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 71.05 ▼2.95 % ARI 4,029 ▼2.91 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Kosova

Përparim Rama për kryetar të LDK-së? Kërçeli: Fenomen që meriton të hyjë në librat e politikës botërore

Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje (LVv), Ilir Kërçeli ka reaguar me tone ironike ndaj mundësisë që Përparim Rama të përfshihet në garën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Ai ka deklaruar se një situatë e tillë do të ishte “fenomen që do të hynte në librat e politikës botërore”, duke shtuar me ironi se kandidati për kryetar mund të mos jetë ende anëtar i partisë që synon ta udhëheqë.

“Në zgjedhjet për kryetar, të gjithë anëtarët e LDK-së do të kenë të drejtë vote, përveç vetë kandidatit, sepse ende nuk është anëtar i partisë që synon ta udhëheqë”, ka thënë Kërçeli.

Ai ka vënë në pikëpyetje arsyen pse LDK-ja do të duhej të mbështetej te figura jashtë saj, duke theksuar se partia ka mjaftueshëm kuadro të brendshëm me përvojë dhe traditë politike.

“Por pyetja që shtrohet është: për çka i duhet LDK-së një personazh si Rama? A nuk i ka vet profesorët e saj, intelektualët e saj, politikanët veteranë dhe brezin e ri të politikanëve që për vite me radhë kanë mbajtur barrën e partisë? Nëse një parti me historinë, traditën dhe strukturën e LDK-së nuk arrin ta gjejë kryetarin brenda vetes, atëherë problemi nuk është te kandidati, por te vetë partia. Kjo vetëm sa e konfirmon atë që e kam thënë gjatë fushatës: LDK-ja nuk po drejtohet më nga anëtarët e saj, por po jepet me qira. Tashmë nuk po kërkohet as që qiramarrësi të jetë pjesë e shtëpisë; mjafton t’i pëlqejë çelësi. E në fund, mbetet vetëm një pyetje: a po zgjedh LDK-ja një kryetar për ta forcuar veten, apo po përgatitet të bëhet zyrtarisht patericë e PDK-së, tashmë edhe me letra?”, ka shkruar Kërçeli. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.