🌤️
Tiranë 30°C · Kryesisht kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,727 ▲0.46%
DOW 53,537 ▲0.36%
NASDAQ 26,383 ▲0.36%
NAFTA 85.46 ▲1.67%
ARI 4,539 ▲2.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $68,313 ▲ +5.37% ETH $2,077 ▲ +8.26% XRP $1.0676 ▲ +6.3% SOL $82.1200 ▲ +6.57%
S&P 500 7,727 ▲0.46 % DOW 53,537 ▲0.36 % NASDAQ 26,383 ▲0.36 % NAFTA 85.46 ▲1.67 % ARI 4,539 ▲2.69 % S&P 500 7,727 ▲0.46 % DOW 53,537 ▲0.36 % NASDAQ 26,383 ▲0.36 % NAFTA 85.46 ▲1.67 % ARI 4,539 ▲2.69 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Politika

Përplasjet para parlamentit, PD: Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj protestuesve paqësorë

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me situatën e krijuar para Parlamentit, ku protestuesit u përplasën me policinë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, se kanë urdhëruar që të ushtrohet dhunë ndaj protestuesve.

“Partia Demokratike ndoqi sot me shqetësimin më të madh, skenat e dhunës shtazarake të urdhëruar nga Edi Rama dhe Taulant Balla ndaj protestuesve paqësorë që kishin rrethuar parlamentin.

Me urdhër të Edi Ramës, sot narkopolicia përdori lëndë toksike, gaz lotsjellës të skaduar, përdori spray ariu, lëndë piroteknike, topat e ujit, zvarritjen, përgjakjen e protestuesve paqësorë me një egërsi të papërmbajtur.

Partia Demokratike deklaron se me këto akte, Edi Rama dhe organizata e tij kriminale, shpërfaqin para shqiptarëve moralin dhe fytyrën e tyre kriminale të vërtetë. Dëshmuan se janë të aftë dhe të gatshëm, të ndërmarrin çdo krim dhe çdo akt për të mbrojtur karrigen e tyre”, thuhet në deklaratën e PD.

Referuar shoqërimit të disa protestuesve nga policia, PD pretendon se dhjetra prej tyre u morën me dhunë për t’u transferuar në qelitë e komisariateve.

“Me dhjetëra e dhjetëra protestues u morën forcërisht dhe me dhunë për t’u transferuar në qelitë e komisariateve. Edhe një herë, kërkojmë lirimin e menjëhershëm, të të gjithë të ndaluarve, protestues paqësorë që po protestonin në përputhje me të drejtën e tyre kushtetuese dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Dënojmë me forcën më të madhe dhunën e egër të ushtruar ndaj tyre dhe u bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë, të bashkohen, të solidarizohen, të mbështesin me të gjithë potencialet e tyre suksesin e pandalshëm të lëvizjes rinore qytetare më të fuqishme që ka njohur vendi nga vitet ’90”, shkruhet në reagimin e PD.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.