Përplasja në shesh, protestuesit përdorin lazerë në drejtim të policisë
Situata në protestën e zhvilluar në sheshin “Skënderbej” është tensionuar, pasi protestuesit kanë përdorur molotovë dhe lazerë në drejtim të efektivëve të Policisë, siç njofton Lapsi.al.
Gjatë protestës janë regjistruar incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, duke rritur tensionet në zonën e sheshit.
Përveç hedhjes së bombave molotov, protestuesit kanë drejtuar edhe rreze lazeri në drejtim të policisë, ndërsa protesta vijon të jetë e tensionuar dhe raportohet për incidente të tjera.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.