Protestuesit zhvendosen drejt Bashkisë së Tiranës, policia ndërhyn me gaz lotsjellës dhe ujë
Pas rigrumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit u drejtuan drejt Bashkisë së Tiranës, ku tensionet vijuan edhe në orët e pasdites, siç njofton Lapsi.al.
Një grup protestuesish goditi me shkopinj druri dritaret e godinës së bashkisë, duke i thyer ato, ndërsa policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë me presion për të shpërndarë turmën.
Pavarësisht ndërhyrjes, protestuesit nuk u larguan nga qendra e kryeqytetit dhe vijuan tubimin kundër qeverisë.
Gjatë protestës së 28 Nëntorit u regjistruan incidente pranë institucioneve shtetërore dhe raste të raportuara të dhunës policore ndaj qytetarëve dhe punonjësve të medias.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.