Protesta, policia sulmon Florjan Binajn
Një moment përshkallëzimi është regjistruar gjatë protestës kombëtare në Tiranë, ku kandidati i pavarur në garën për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, është sulmuar me sprej piperi nga efektivë të Policisë së Shtetit, siç njofton Lapsi.al.
Incidenti u regjistrua në çastet kur Binaj ndërhyri mes turmës, pas një përplasjeje verbale mes policëve dhe një protestuesi.
Qytetarë të shumtë ndërhynë për t’i ardhur në ndihmë Binajt, të cilit iu ofrua ndihmë me shishe uji, pasi spreji i piperit shkakton acarim dhe djegie, sidomos irritim në sy.
Sipas Lapsi.al, momenti i regjistruar ndaj Binajt tregon dhunën dhe represionin e policisë gjatë protestës, duke mos kursyer as personazhet publike dhe as protestuesit e zakonshëm.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.